e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Universiteti i Tiranës ka edhe 1874 kuota të lira, kur jemi në fazën e dytë të regjistrimeve. Rektori, Artan Hoxha, shprehet se degët ku ka më shumë treg pune janë më të preferuarat, ku përfshihet drejtësia, ekonomiku, inxhinieritë dhe informatika. Ndërkaq në gjuhët e huaja më shumë kërkesë ka në gjermanisht dhe anglisht, dhe vetëm një të regjistruar në rusisht por asnjë në greqisht.

 

Në Universitetin e Tiranës këtë vit janë shënuar rreth 100 kërkesa më pak nga maturantët, ndërsa të lira kanë mbetur ende 1874 kuota.

 

“Kuota të lira Universiteti i Tiranës në gjithë programet e veta ka 1874.”

 

Në degët më të preferuara mbeten drejtësia, por dhe fakultetet ku ka më shumë treg pune.

 

“94% e lart janë fakulteti i drejtësisë, ekonomisë si dhe programe që kanë interes të posaçëm si financa, drejtësia, informatika ekonomike, administrimi i biznesi, informatike në fakultetin e Shkencave të Natyrës”.

 

Edhe degët e mësuesisë janë zgjedhur prej maturantëve.

 

“Në mësuesi janë informatika në FSHN, psikologjia në FSHS, gjuha angleze, gjuha gjermane, biologjia, sociologjia gjuhë-letërsia.”

 

Anglishtja dhe gjermanishtja janë degët më të kërkuara, ndërsa rusishtja dhe greqishtja po shkojnë drejt mbylljes.

 

“Në gjuhë greke nuk kemi asnjë të regjistruar, në gjuhën ruse vetëm 1.”

 

Prej kësaj të hënë nis faza e dytë e regjistrimeve, që do të zgjasë për katër ditë duke ia lënë më pas mundësinë e zgjedhjes dhe në fazën e tretë

 

Më shumë

Bie numri i të diplomuarve, surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020. Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar. Arsimi 9-vjeçar Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton […]

RTSH SHKOLLË: Do të transmetohen të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë

Me fillimin e vitit të ri shkollor edhe Radio Televizioni Shqiptar me anë të kanalit të dedikuar RTSH SHKOLLË, do jetë pranë të gjithë nxënësve. Ky kanal transmeton duke filluar nga dita e sotme në mënyrë paralele të gjitha mësimet që zhvillohen edhe në shkollë. Edhe ministria e arsimit Besa Shahini në mesazhin drejtuar […]

Me maska dhe prtokoll sigurie ndaj COVID-19, nis sot viti i ri shkollor 2020-2021.

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021. Nisja e këtij viti shkollor është ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe në çdo shkollë do të ndiqet një protokoll i veçantë sigurie për të parandaluar përhapjen e Covid-19.   Rreth 480 mijë nxënës dhe 30 […]

Viti ri ri shkollor, ministrja Shahini nxjerr videon se si do të zhvillohet mësimi

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.   “Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara