e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Universiteti “Ismail Qemali” i përgjigjet thirrjes së Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për pranimin e përkufizimit mbi antisemitizmin.

 

Para disa kohësh, Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit organizoi para disa kohësh Forumin e parë Ballkanit 2020 kundër Anti-Semitizmit, me pjesëmarrjen dhe kontributin e personaliteteve të shquar dhe miqve të mëdhenj të shqiptarëve dhe hebrenjve, Sekretarit të Shtetit Pompeo, Presidentit të Parlamentit Europian Sassoli dhe autoriteteve të larta nga Kombet e Bashkuara, Shteti i Izraelit, kryeparlamentarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, trupit diplomatic dhe ekspertëve.

 

Pas kësaj, Kryetari i Kuvendit, Ruçi u bëri thirrje botës akademike dhe shoqërisë civile që të adopoptjunë dhe pranojnë këtë përkufizim.

 

Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë është ndër të parët që iu përgjigj kësaj thirrjeje. Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Prof. Dr. Roland Zisi, njofton se më datë 07.12.2020 Senati Akademik, miratoi unanimisht Përkufizimin e Përdorshëm për Antisemitizmin të Përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit në seancën plenare zhvilluar në Bukuresht në datën 26 maj 2016 sipas të cilit: “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”. Miratimi i këtij përkufizimi vjen në vazhdën e traditës së mbështetjes dhe rolit të veçantë të qytetit të Vlorës në krijimin e dimensioneve dhe hapsirave për hebrenjtë, duke i mbrojtur dhe strehuar specifikisht gjatë holokaustit, si dhe të parimeve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në edukimin dhe orientimin e brezave të rinj drejt vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe të drejtave të njeriut. Universiteti “Ismail Qemali” e cilëson përdorimin e këtij përkufizimi, si një instrument orientues gjatë veprimtarisë së tij, një hap të rëndësishëm në luftën globale kundër antisemitizmit dhe kërcënimeve ndaj vlerave liberale demokratike.”, shkruan Rektori Zisi.

 

Universiteti “Ismail Qemali” është institucioni i parë i arsimit të lartë në Shqipëri, i cili renditet në krah të universiteteve ndërkombëtare të 24 vendeve të Europës që kanë adaptuar këtë përkufizim jetësor dhe mirëkuptues, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin në ndëmarrjen dhe rritjen e masave sensiblizuese dhe edukative kundër ekstremizmit të dhunshëm, manifestimit të intolerancës dhe diskriminimit duke përfshirë edhe antisemitizmin.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara