Në 6 vitet e fundit 2,5 milionë bimë dhe 5 mijë parcela të shkatërruara.Por ky rezultat është i pamjaftueshëm, përderisa Shqipëria kryeson në Europën Juglindore si vend origjine, nisjeje dhe tranziti të cannabis.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) në pjesën e tretë të sapopublikuar të raportit të saj :”Droga në botë – trendet e tregjeve, 2021” përmend Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet kryesore të origjinës, nisjes dhe tranzitit të cannabis-it në Europën Juglindore.
Në Evropën Perëndimore dhe Qëndrore kryeson Holanda e ndjekur nga Spanja, Çekia dhe Zvicra.
Raporti thekson që kultivimi dhe prodhimi i canabis-it është i pranishëm në të gjitha rajonet e botës. Sipas të dhënave të tij në vitin 2019 në të gjithë botën rezultojnë 2 milionë përdorues.
Përdorimi i cannabisit dhe drogave të tjera i mori jetën 500 mijë personave në vitin 2019, ndërsa sëmundjet e rënda,shpesh vdekjeprurëse janë më të zakonshme ndër përdoruesit e drogës, sidomos atyre që injektojnë drogë dhe jetojnë me HIV dhe Hepatit C, thekson raporti i UNODC.
Pavarësisht nga rreziku i humbjes së jetës dhe i sëmundjeve të rënda, vëren raporti, përdorimi i drogës dhe i cannabisit po rritet. Ne vitin 2020, 275 milionë njerëz përdorën droga të ndryshme. Deri në vitin 2030, faktorët demografikë parashikojnë që numri i njerëzve që përdorin drogë të rritet me 11 përqind në të gjithë botën dhe deri në 40 përqind vetëm në Afrikë.
Cannabis- kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin
Raporti i UNODC thekson se në periudhën 6 vjeçare 2013-2019, në Shqipëri janë shkatërruar 2.536.288 bimë cannabis dhe 5.205 parcela/hapësira të destinuara për kultivimin e tij. Por ky rezultat është i pamjaftueshëm, përderisa Shqipëria kryeson në Europën Juglindore si vend origjine, nisjeje dhe tranziti të cannabis.
Tregtia e paligjshme e drogës vazhdon të frenojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, ndërsa ndikon në mënyrë disproporcionale në vendet më të prekshme dhe të margjinalizuara. Kjo përbën një kërcënim themelor për sigurinë dhe stabilitetin në disa pjesë të botës, vë në dukje raporti.
COVID-19 dhe kultivim i drogave
Kriza botërore nga pandemia COVID-19 ka hedhur më shumë se 100 milionë njerëz botë në varfëri ekstreme, ka rritur papunësinë dhe pabarazitë, vë në dukje raporti i UNODC. Në nivel global janë humbur 114 milionë vende pune në vitin 2020.
Kjo situatë ka krijuar kushte që më shumë njerëz të marrin drogë dhe të përfshihen në kultivimin e llojeve të ndryshme të saj. Ndërkohë, vëren raporti në fjalë, trafikantët e drogës kanë kapërcyer shpejt pengesat fillestare të shkaktuara nga kufizimet e karantinës dhe u janë kthyer niveleve të kultivimit dhe trafikimit të tyre të para pandemisë COVID-19.
Qasja për të marrë drogë është bërë më e lehtë se kurrë nga shitjet në internet. Tregjet kryesore të drogave marrin rreth 315 milionë dollarë në vit. Raporti i UNOCD bën apel për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të politikëbërësit, përdoruesve të drogës dhe publikut të gjerë mbi problemin akut botëror të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Konkluzionet/ BE: Shqipëria bëri progres, por duhet luftuar korrupsioni i nivelit të lartë
Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin Europën para Amerikës
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Prokurimet publike, dëmi në buxhet mbi 120 milionë dollarë në dekadën e fundit
Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”
Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”. Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi […]
Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]
Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]
Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]