Presidenti amrikan Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv që në kohë mund të kontribuojë shumë në mbrojtjen e sistemit dhe të vlerave të demokracisë amerikane nga invazioni informatik i Partisë Komuniste Kineze.
Duke përdorur pushtetin e emergjencës, ai ndaloi, pas skadimit të afatit prej 45 ditësh, çdo lloj transaksioni nëpërmjet ByteDance Ltd., një shoqëri private kineze dhe të sukursaleve të saj. Transaksionet e ndaluara, thuhet në urdhëresën e Presidentit, do të jenë ato të identifikuara nga Sekretariati i Tregëtisë.
Urdhëri ndalon në të vërtetë TikTok-un e shoqërisë ByteDance Ltd., një aplikacion i telefonisë mobile për bashkëndarjen e videove.
TikTok-u është akuzuar për ndjekje të përdoruesve të tij, për çensurimin e përmbajtjes dhe për keqadministrimin e informacioneve mbi minorenët. Ekziston edhe shqetësimi që lidhet me mundësinë se nëpërmjet kësaj App-i, mund të installohen software të dëmshëm apo manipuluesë në dispozitivat elektronikë. Akuza më e rëndësishme ka të bëjë me manipulimin e përdoruesve. Kjo App, të cilën NY Times asokohe e përcaktoi si “ historia e parë vërtetë e suksesshme e Internetit në Kinë”, është shumë popullore, veçanërisht ndër më të rinjtë. Është e disponueshme në 39 gjuhë dhe e pranishme në më shumë se 150 tregje jashtë Kinës. Vitin e kaluar ka qënë App-i i dytë më i klikuar në kategorinë e tij, më shumë se një miliardë “download” në të gjithë botën dhe më shumë se 175 milionë vetëm në SHBA. Numri i përdoruesve brenda një muaji ka arritur në 800 milionë njerëz.
TikTok krijon varësi, por kjo nuk duhet të çudisë askënd. Ky applikacion është studiuar për të krijuar varësi dhe mbështetet në arritjet më të fundit të inteligjencës artificiale në funksonimin e tij, pasi ofron përmbajtje të personalizuara.
“Nëse do të njohësh një person, gjithë sa duhet të bësh është feed-i i tij TikTok” thotë një specialist i fushës në SHBA ” feed-i nxjerr në pah, in detaje, shumën e preferencave të një personi”
“Në ndryshim me Facebook, TikTok-u përdor inteligjencën artificiale për të bërë të njohura një feed të dhënash para se të takosh një mik të vetëm në platformë; ky aplikacion krijon një profil tëndin, përfshirë angoshjet e tua dhe pikat e tua të dobëta” – përcakton një specialist tjetër i sigurisë së rrjetit.
Shpejtësia me të cilën TikTok-u i bën të ditura prirjet e tua është e pakrahësueshme me atë të Facebook.
Të dhënat janë gjithnjë pushtet. Inteligjenca artificiale i bën të mundur Pekinit të profilojë cilindo përdorues e të kuptojë se çfarë e motivon në të përditshmen e tij. TikTok i përdor të dhënat për të kuruar përmbajtjet dhe kjo i motivon personat dhe i orienton ata në zgjedhjet e ndryshme të përditshme.
Çfarë ndodh nëse do ta përdorësh TikTok-un për të rrëzuar qeverinë e SHBA? “TikTok-u mund të përdoret fare mirë për të aktivizuar përgjigje të gatshme dhe sjellje të programuara më parë”, thotë një specialiste e sigurisë elektronike e cila, në një notë private të saj thekson se “propaganda e armatosur, veçanërisht nëse e mbështetur dhe e ushqyer nga inteligjenca artificiale, mund të shkaktojë luftë, kolaps ekonomik, revolta, protesta të çdo lloji. Mund të shkatërroje besueshmërinë në institucionet qeverisëse dhe të ngrejë një popullsi kundër vetvetes”. Është rasti i protestave për vrasjen e afroamerikanit George Floyd, të cilat u përgatitën në harkun e pak orëve, diçka e pazakontë në mënyrën amerikane të përjetimit të këtyre ngjarjeve. Specialistët mendojnë se në këtë turbullirë ka gisht përdorimi i inteligjencës artificiale nga ana e TikTok-ut i cili këmbeu algoritëm.
Kina ka tashmë mundësi teknike për të bërë manipulime të tillë në distancë. Inxhinierët që punojnë për Douyin, sajti binjak i TikTok-ut në Kinë, administrojnë edhe algoritmet e këtij të fundit, përfshirë algoritmet që determinojnë cilat video duhet t’i demostrohen përdoruesve. Po ashtu, aplikacioni TikTok u përdor për të bërë prenotime falso të vendeve në takimin e planifikuar të Presidentit Trump me zgjedhësit në Tulsa, motiv për të cilin pjesmarrja në takim ishte shumë më e vogël se sa numri i biletave të prenotuara.
Specialistët e sigurisë së rrjetit mendojnë se TikTok-u, ashtu si edhe App-e të tjera me prejardhje nga Kina, mund të shërbejnë për manipulimin e të rinjve dhe largimin e tyre nga ideja e demokracisë dhe e vlerave të saj.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]