e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Fakti që mes dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle, marrëdhëniet nuk janë të mira është diçka e ditur.

 

Por deri tani arsyet e krisjes mes bashkëshorteve të princit William dhe Harry të Anglisë, nuk ishin bërë me dije.

 

Siç shkruan “The Sun”, pak para martesës së Meghan me Harry, në 19 maj 2018, mes dy kunatave pati një debat të ashpër lidhur me getat.

 

“Ishte një ditë e nxehtë dhe me sa duket pati një debat nëse shoqërueset e nuses duhet të mbajnë geta. Kate, duke ndjekur protokollin, mendoi se duhet. Ndërsa Meghan nuk donte”, i tha një burim afër familjes mbretërore, tabloidit britanik.

 

Etiketa mbretërore parashikon që gratë të mbajnë geta dhe çorape, ndërsa Meghan gjithmonë ka qëndruar kundër këtij vendimi.

 

Kështu në fotot e dasmës mund të shihet nusen, përfshirë edhe princeshën e vogël Charlotte, pa çorape.

 

Grindja mes Kate dhe Meghan ndodhi pas një takimi stresues, teksa po provonin rrobat r e dasmës. Meghan u ndje si e huaj qysh në fillim të hyrjes në familjen mbretërore, duke qenë e bindur se po bëhej komplot kundër saj.

 

Që nga ai moment marrëdhëniet mes Kate dhe Meghan, nuk u rikuperuan më.

 

 

 

 

Më shumë

Bill Gates parashikon se kur do të ndodhë pandemia e ardhshme

Themeluesi i Microsoft Bill Gates ka zbuluar në programin e tij, Bill Gates dhe Rashida Jones, mendimet e tij mbi të ardhmen e pandemive globale.   Në një bisedë të gjerë me aktorin dhe shkrimtarin Jones, Gates përshkroi shpresat e tij për një botë post-COVID dhe çfarë sfidash do të përballet njerëzimi.   Sipas […]

“Çmimet Nobel” do të jepen online

Ceremonitë e “Çmimit Nobel” për këtë vit nuk do të zhvillohen. “Fituesit do të shpallen vetëm në internet për shkak të pandemisë”, bëhet e ditur në deklaratën e publikuar të martën nga Fondacionit Nobel, i cili administron ndarjen e çmimeve prestigjioze. Kjo është hera e parë që prej vitit 1944 që ceremonitë nuk do […]

“TikTok”, aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në 6-mujorin e parë të sivjetshëm

Aplikacioni kinez për ndarjen e videove “TikTok” ka arritur në vendin e parë si aplikacioni jo i lojërave më i shkarkuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.   Ky aplikacion dhe varianti i tij kinez “Douyin” janë instaluar mbi 620 milionë herë në gjashtëmujorin e parë, të ndjekur nga “WhatsApp” dhe “Zoom”.   Aplikacioni […]

Ëndërra e Zuckerberg: Një rrjet social i vetëm

Nuk mund të thuhet se është pa ide Mark Zuckerberg , një nga themeluesët  e Facebook . Këtë rradhë, ideja nuk i ka lindur në një nga dhomat e çrregullta të konviktit të Harvard University, siç thotë legjenda (historia është krejt e ndryshme) e shpikjes së Facebook, por në lartësinë e administratorit të këtij […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara