Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në portin e Durrësit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë këto automjete do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n.
“Njëzet e nëntë automjete shumëpërdorimshme me lëvizshmëri të lartë (Humvee) mbërritën sot në Portin e Durrësit. Këto automjete janë dhurim për Forcat e Armatosura të Shqipërisë nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ndihmojnë në rritjen e gatishmërisë ushtarake shqiptare dhe ndërveprimit të saj me NATO-n”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në reagimin e tij shprehet se modernizmi i FA vijon dhe falë bujarisë së SHBA.
“Modernizimi Forcave tona të Armatosura vijon edhe falë bujarisë së popullit të SHBA. 29 automjete të blinduara, të lëvizshmërisë së lartë, mbërritën sot në portin e Durrësit, për të hyrë menjëherë në përdorim të Forcës Tokësore”, shprehet ministri.
Shqipëria 12 vjet në NATO
Ushtria e SHBA dhuron 29 automjete shumëpërdorimshme për FA
Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO në Shqipëri, Kim: Shqipëria, vend kryesor pritës
Në vjeshtë nis puna për Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë
Sekretari i Shtetit Pompeo, falenderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit
NATO fton aleatët të bashkohen në festën e Ditës së Pavarësisë
Ish-ministrja socialiste, Mimi Kodheli, ka marrë sot një detyrë të lartë në NATO. Politikania shqiptare është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke u bërë kështu e para shqiptare në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare. “Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asambleja […]
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë, komandantin e Komandës Ajrore të NATO gjeneral Tod D. Wolters, për të shënuar fillimin e zbatimit të paketës, që NATO ka parashikuar të investojë në Bazën Ajrore të Kuçovës, gjatë 5 viteve të ardhshme. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan maksimalisht rëndësinë që ka për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit […]
Qershor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC). Dhjetor 1992, shënohet vizita e parë zyrtare nga Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha, në selinë e NATO-s ku takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Z. Manfred Verner. 19 Mars 1993, për herë të parë, viziton Shqipërinë Sekretari […]