Dyshimi duket se është konfirmuar: Studiuesit e Institutit për Kërkime Biomjekësore në Barcelonë (Institute for Research in Biomedizine – IRB) arritën të dëshmojnë se një molekulë yndyre në vajin e palmës, e quajtur acidi palmitik, ndryshon gjenomën e kancerit dhe rrit gjasat që kanceri të përhapet.
Metastazat e kancerit mbeten shkaku kryesor i vdekjes së pacientëve me kancer, sepse deri tani shumica e pacientëve me kancer metastatik vetëm mund të trajtohen, por jo të shërohen. Vlerësohet se metastazat janë përgjegjëse për 90% të të gjitha vdekjeve nga kanceri – rreth 9 milionë vdekje në vit në mbarë botën.
Sipas rezultateve të publikuara tani në revistën Nature, acidi palmitik në vajin e palmës nxit tek minjtë metastazat në kancerin e gojës dhe melanomën e kancerit të lëkurës. Acidet e tjera yndyrore si acidi oleik (i bollshëm në vajin e ullirit) dhe acidi linoleik (në farat e lirit) nuk treguan këtë efekt.
Autorët kanë identifikuar edhe disa shënues “memorie”, që mbeten në qelizat e tumorit. Ato modifikojnë qelizat në mënyrë të tillë, që edhe muaj pas ekspozimit ndaj acidit palmitik të ruajnë aftësi më të madhe për të metastazuar.
Por jo vetëm acidi palmitik në vajin e palmës duket se nxit përhapjen e kancerit. Studiuesit nga Barcelona zbuluan që në vitin 2016, se qelizat tumorale metastazuese janë të pajisura me një receptor të ndjeshëm ndaj yndyrës.
Proteina CD36 furnizon qelizat e kancerit me ushqimin, që u nevojitet për të mbijetuar, shumë larg tumorit të vërtetë. Ky efekt i CD36 tashmë është provuar për kancerin e vezoreve, fshikëzës dhe mushkërive.
Sipas dr. Helen Rippon, drejtore ekzekutive e Worldwide Cancer Research, rezultatet e fundit të studimit në Barcelonë janë “një zbulim i madh për të kuptuar raportin midis dietës dhe kancerit, dhe për më tepër për ta përdorur këtë dije për zhvillimin e kurave të reja për kancerin”.
Me perspektivën e një terapie të mundshme, Profesor Salvador Aznar-Benitah, drejtues i lartë i grupit në IRB Barcelona dhe autori kryesor i studimit, thotë se “është shumë herët për të përcaktuar se çfarë ushqimi mund të hanë pacientët me kancer metastatik për të ngadalësuar procesin e metastatizimit. Bazuar në rezultatet tona mund të mendohet se një dietë e varfër në acid palmitik mund të ngadalësojë procesin e metastatizmit, por nevojiten më shumë kërkime.”
Dyshohet prej kohësh se vaji i palmës është i përfshirë në zhvillimin e diabetit, sëmundjeve vaskulare dhe kancerit, në radhë të parë për shkak të përqindjes së lartë të acideve yndyrore të ngopura. Përveç kësaj substanca kancerogjene mund të lindin gjatë përpunimit të tij industrial. Nëse vaji i palmës nxehet shumë, formohen estere të acideve yndyrore 3-MCPD dhe estere të acideve yndyrore glicidol, të cilët Instituti gjerman për Vlerësimin e Rrezikut (BfR) i klasifikon si kancerogjenë.
Por vaji i palmës gjendet akoma në çipsa, çokollata dhe bonbone, në biskota, në margarinë, në ushqimet për fëmijë dhe ushqimet e gatshme. Ai gjendet edhe në detergjentë dhe kozmetikë, në sapunë dhe qirinj. Sepse vaji i palmës është shumë më i lirë se vaji i lulediellit.
Por kush dëshiron të heqë dorë nga vaji i palmës, mund të gjejë me lehtësi produkte alternative pa vaj palme. Nga kjo përfiton jo vetëm shëndeti, por edhe mjedisi, sepse për të krijuar plantacionet e vajit të palmës shpesh shkatërrohen pyjet tropikale apo habitate të tjera, që duhen mbrojtur.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]