Duke qenë se gati gjysma e shpenzimeve të shqiptarëve kanalizohen në blerjen e ushqimeve, çmimet e tyre janë përbërësit kryesor të inflacionit në vend, pra luhatshmerisë së përgjithshme të çmimeve.
Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme për këtë çështje vë në dukje se inflacioni ka varësi të lartë ndaj çmimeve të futave dhe perimeve.
Rasti i inflacionit në Shqipëri tregon se shpesh goditje nga krahu i ofertës shkaktohen nga luhatjet e parregullta në çmimet e ushqimeve, pasi pesha e ushqimeve në shportën e iÇK-së është e konsiderueshme.
Kjo e bën më të ndjeshëm inflacionin total ndaj lëvizjeve të çmimeve përkatëse. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” zë rreth 35% të shportës sonë të IÇK-së dhe nëngrupi “Fruta-perime” që shfaq luhatjet më të larta, ka një peshë 9.5% në shportës (INSTAT, 2021).
Ndërkohë që për 27 vendet e BE-së, peshat e “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Fruta–perime”, janë përkatësisht 18% dhe 3.6% (Eurostat, 2021). Pra, për goditje të krahasueshme nga grupi ushqimor, inflacioni total i vendeve të BE-së përjeton luhatje mjaft më të dobëta se sa në rastin e vendeve kandidate përfshirë Shqipërinë, për shkak të diferencave të qenësishme në peshat respektive.
Ndërsa çmimet e grupeve të tjera, me pesha relativisht të ulëta në shportë ose janë kompensuar midis tyre ose e kanë ndikuar lehtësisht shkallën e luhatjeve të inflacionit.
Banka sjell në vëmendje disa shembuj. Periudha e dy viteve të fundit është karakterizuar nga episode të shpeshta të goditjeve të ofertës nga grupi i fruta-perimeve ku përmenden: fillimi i 2019, me vlera maksimale të kontributeve nga “Fruta-perime”; vlerat e ulëta një vit më vonë; rritja e inflacionit në fillim të vendosjes së kufizimeve për shkak të pandemisë (mars-prill 2020); periudha e relaksimit të masave anti-COVID (maj-korrik 2020) gjeti pasqyrim në rënien më të shpejtë të kontributeve të komponentit përkatës ushqimor, kundrejt atij bazë.
Viti 2021 filloi me vlera ekstremisht të ulëta të inflacionit të fruta-perimeve, me kontribute thellë negativ në inflacionin total. Gjysma e parë e vitit 2021, paraqitet me luhatshmëri të shtuar të këtij nëngrupi.
Luhatshmëria reflekton pothuajse plotësisht goditje të ofertës në tregun vendas për këta artikuj të shportës. Një pjesë e tyre lidhet me zhvillimet e vitit 2020 si një vit i jashtëzakonshëm, me pasiguri të larta në terma të kërkesës së huaj dhe të brendshme edhe për produktet bujqësore. Si rezultat, luhatshmëria e inflacionit total është rritur me rreth 9 pikë përqindje gjatë periudhës 2019 -2021, kundrejt vitit 2015-2016). Kjo ka ardhur kryesisht për shkak të dyfishimit të luhatshmërisë për nëngrupin “Fruta-perime” për periudhat krahasuese, analizon Banka. Ndërkohë që, inflacioni bazë ka dëshmuar për një qëndrueshmëri.
Luhatshmëria e inflacionit me burim nga çmimet e ushqimeve dhe më specifikisht nga ato të “Fruta-perimeve”, është trajtuar si zhvillim tranzitor. Episodet kanë qenë të shpeshta në dy vitet e fundit, duke e vështirësuar “leximin” e shifrës së inflacionit, por në afat të shkurtër. Parregullsia e luhatjeve në nëngrupin “fruta-perime” ka ndikuar performancën parashikuese afatshkurtër të inflacionit përkatës.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]