e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, tha sot në Tiranë se “pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt Bashkimit Europian”. Ai bëri këto komente në përgjigje të një pyetje lidhur me situatën politike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

 

Opozita në vend i mbahet qëndrimit të saj për një masakër elektorale. Në forcën kryesore opozitare, Partinë Demokratike, janë hedhur ide nga më të ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Kryetari Lulzim Basha mësohet të ketë kundërshtuar dje, gjatë një takimi me kandidatët për deputetë, propozimet për protesta duke u shprehur se “nuk është koha tani” pasi më parë sipas tij “duhet të vetëdijësojmë njerëzit për masakrën elektorale që edhe protesta të ketë kuptim”.

 

Komisioneri Varhelyi deklaroi gjatë një konference për shtyp se “të gjitha parregullsitë, qoftë blerja e mundshme e votave, duhet të ndiqen nga të gjitha autoritetet gjyqësore”. Komisioneri europian shpjegoi se mundësia e një vendimi në Qershor për organizmin e Konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë do të kërkojë që “puna jo vetëm duhet të vazhdojë por dhe të përshpejtohet, jo vetëm nga qeveria, por dhe parlamenti i ri”.

 

 

Komisioneri Varhelyi ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi Ballkanik për nisjen e shpërndarjes së 650 mijë dozave të vaksinave Pfizer, që BE ka ofruar si donacion për vendet e Ballkanit Perëndimor. Prej këtyre, Shqipëria pritet të marrë deri në muajin gusht 145 mijë doza, ndërsa në vend kanë mbërritur deri më tani afro 750 mijë doza, nga të paktën 4 lloj vaksina. Deri mbrëmë ishin përdorur mbi 537 mijë dhe të paktën 100 mijë persona kanë marrë tanimë të dyja dozat e nevojshme.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara