Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Këtë herë nuk bëhet fjalë për Brexit, por për një variant të ri të virusit Corona, që sipas gjasave është 70% më shumë infektues. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë vende izolohen nga Britania e Madhe.

 

Pjesa kontinentale europiane izolohet nga Britania e Madhe për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të virusit Corona: Rrugët e transportit e udhëtimit me Britaninë e Madhe gati janë mbyllur të gjitha. Për shkak se Franca ka mbyllur kufijtë me Mbretërinë e Bashkuar u mbyll edhe porti shumë i rëndësishëm për Britaninë e Madhe, Dover në Kanalin e La Manshës, si edhe tuneli europian, i njohur si Eurotuneli. Edhe qeveria holandeze nuk lejon më ardhjen e pasagjerëve nga Britania e Madhe. Si transporti i mallrave edhe pasagjerët luten të mos udhëtojnë, bëri të ditur porti Dover të dielën në mbrëmje. Kufizimet vlejnë fillimisht për 48 orë. Lejohet vetëm transporti pa shoqërues.

 

 

Ende çdo vend europian i vendos vetë ndalimet

 

Treni i fundit nga Londra që përmes Eurotunelit mbërrin në Francë u nis të dielën në mbrëmje, pasi Franca shpalli ndalimin e udhëtimit për shkak të variantit tejet infektues të Coronës. Ndalimi vlen për rrugët detare, ajrore, hekurudhore. Edhe Gjermania vendosi të dielën që nga e hëna deri më 31 dhjetor të mos ketë më fluturime nga Britania e Madhe. Vendimin e mori Ministria Federale e Transportit. Përjashtim bëjnë avionët që transportojnë mallra, avionët me personel mjekësor, ose avionët që kthehen vetëm me ekipin në Gjermani. Priten kufizime të tjera. Të dielën në mbrëmje 63 pasagjerë të një fluturimi nga Londra nuk u lejuan të largoheshin nga aeroporti në Hanover. Ata duhet të kryenin testin e Coronës dhe të presin rezultatin. Po ashtu do të kufizohen fluturimet me Afrikën e Jugut, vend, ku u zbulua për herë të parë varianti i ri i virusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë, se në Gjermani varianti i ri i virusit nuk është identifikuar ende. Por ne i marrim shumë seriozisht të gjitha njoftimet për këtë, tha Spahn.

 

 

Fillimisht ishin Belgjika dhe Holanda që vendosën ndalime fluturimi me Britaninë e Madhe. Tanimë krahas Gjermanisë e Francës, edhe Irlanda, Çekia, Letonia dhe Bullgaria kanë marrë vendime për ndalimet e fluturimit. Edhe Italia e Austria kanë bërë të ditur, se do të marrin masa përkatëse.

 

 

A vepron vaksina kundër këtij varianti?

 

Qeveria në Londër u shpreh me shqetësim për variantin e ri të Coronës. Sipas të dhënave të autoriteteve britanike, varianti i ri i virusit Corona është deri në 70% më infektues se format e njohura dhe po përhapet me shpejtësi në Londër dhe jugun e Anglisë. Për këtë rajon autoritetet vendosën ndalim qarkullimi dhe udhëtimi. “Ky variant është jashtë kontrollit dhe ne duhet ta vendosim sërish nën kontroll”, është shprehur ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC.

 

Analizat e para të shkencëtarëve britanikë, tregojnë, se ky mutacion zotëron në mënyrë të pazakontë shumë ndryshime gjenetike, sidomos në proteinën Spike, proteinë, për të cilën ka nevojë virusi Corona që të depërtojë në qeliza. Vaksina e BioNTech-Pfizer e përdorur në Britaninë e Madhe aktivizon pikërisht një përgjigje të virusit kundër kësaj proteine. Prandaj ekziston frika, se vaksina nuk vepron dot kundër këtij varianti të ri. Por sipas të dhënave të kryeministrit britanik, Boris Johnson nuk ka të dhëna, se varianti i ri shkakton sëmundje të rënda, një vdekshmëri më të lartë, apo se vaksinat janë më pak efektive kundër tij.

 

 

Takim krize në Britaninë e Madhe

 

Kryeministri britanik, Boris Johnson zhvillon të hënën një mbledhje emergjente të kabinetit. Synimi të sigurohet “rrjedha e pandërprerë e mallrave”  nga dhe për në Britaninë e Madhe. Për shkak të mbylljes së pikave kryesore lidhëse të transportit mes Britanisë së Madhe e BE pritet që të krijohen edhe më shumë probleme në transportin, i cili që tani vuan nga bllokimet për shkak të ngarkesës së madhe në autostrada në drejtim të Doverit dhe Eurotunelit. Arsye për këtë janë rritja e transportit në kohën e krishtlindjeve dhe transportimi i materialeve për shkak të pandemisë. Përveç kësaj, shumë sipërmarrje përpiqen të mbushin magazinat para përfundimit të fazës së ndërmjetme të Brexit më 31 dhjetor.

 

Shoqata Britanike e Logjistikës, UK Logistics u shpreh “e shqetësuar për shëndetin e shoferëve”. Po përpiqemi shumë që të marrim informacione të tjera, thuhet. Kurse Food and Drink Federation, Shoqata e Ushqimit dhe Pijeve paralajmëroi nga mungesa furnizimi në periudhën e krishtlindjeve.

 

 

Europa mund të kthehet në fortesë të mbyllur

 

Sipas një raportimi të gazetës “Bild” kancelarja gjermane, Angela Merkel mendon për një mbyllje të plotë të Europës për udhëtime në Britaninë e Madhe deri më 6 janar. Në fillim të javës BE do të vendosë për një ndalim të plotë të udhëtimit të pasagjerëve mes pjesës kontinentale dhe mbretërisë. Gjermania mban presidencën e radhës në BE.

 

Në një telefonatë mes kancelares Merkel, presidentit Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel u diskutuar për gjendjen aktuale. Sipas të dhënave nga Pallati Elysée në qendër ishte gjetja e një strategjie të përbashkët. Bëhet fjalë që të mbyllen portat për hyrjen e virusit. DW

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara