Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

Autoritetet po vijojnë me përgatitjet në pritje të mbërritjes së qytetarëve afganë që po lënë vendin e tyre nga frika e kërcënimeve të talebanëve. Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para.Deri pasdite nuk kishte ende asnjë njoftim për nisjen nga Kabuli të të paktën 350 personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

 

 

Zhvillimet kaotike në aeroportin e Kabulit po mbajnë pezull nisjen për në Shqipëri të grupit të qytetarëve afganë. Për dy ditë me radhë fluturimi është shtyrë në kohë të ndryshme. Parashikimi I fundit ishte se avionic do të nisej sot rreth orës 13 nga Kabuli, për të mbërritur në Shqipëri pasdite, por sërish ka qenë e pamundur.

 

Në një takim që pati sot me drejtuesë të disa strukturave të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit e të Policisë Kufitare, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se situata po ndiqet minutë pas minuti në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i pare. Ministrja Xhaçka është caktuar koordinatore për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë.

 

Ajo inspektoi sot qendrën pritëse dhe strukturat akomoduese, të ngritura posaçërisht pranë aeroportit, e ku qytetarëve afganë do t’u jepet ndihma e parë shëndetësore, asistencë psikologjike/sociale dhe shërbimi bazik për ushqim apo nevoja të tjera të mundshme. Qendra, sipas njoftimit të ministrisë, është e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë, dhe ka një kapacitet prej 400 personash. Strukturat në aeroport do të shërbejnë si ndalesa e parë pas mbërritjes në Shqipëri. Më pas, është parashikuar që me përfundimin e modaliteteve ligjore, qytetarët afganë, do të shoqërohen në strukturat pritëse në Tiranë apo Durrës, në varësi të numrit të personave që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri.

 

Qyteti Studenti pritet të jetë streha e parë. MInistrja Xhaçka inspektoi sot godinat ku do të qëndrojnë qytetarët afganë. Ministria e Jashtme shpërndau dhe pamjet e mjediseve të brendshme të rikonstruktuara.

 

Qytetarët afganë, sipas njoftimeve zyrtare, “do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për tu zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionin final”, që janë SHBA-të.

 

 

Më shumë

Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën

Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi.   Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Shqipëri – Kosovë, pa ndalesa në kufi!

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]

Berisha për Zërin e Amerikës: Unë do marr PD-në, nuk bëj parti tjetër

Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara