Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

 

Përleshjet shpërthyen përsëri të hënën midis forcave izraelite të sigurisë dhe besimtarëve palestinezë pranë xhamisë al-Aqsa në Jerusalem.

 

Dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe shashka në xhami, ndërsa besimtarët hodhën gurë dhe sende tjera mbi forcat izraelite. Ka njoftime për dhjetëra të plagosur, përfshirë të paktën 80 të cilët u dërguan në spitalet aty pranë.

 

Dhjetëra palestinezë u plagosën në përleshje të dhunshme me policinë në Jerusalem natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, kur myslimanët shënuan natën e Madhe të Kadrit, dita më e shenjtë e muajit të Ramazanit.

 

Përleshjet shpërthyen në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, një ndër vendet e shenjta më të rëndësishme për myslimanët dhe hebrenjtë.

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se autoritetet “nuk do të lejojnë asnjë ekstremist të prishë qetësinë”, pas disa ditë përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë së Izraelit jashtë Qytetit të Vjetër të Jerusalemit.

 

Ai tha se Izraeli “do të vazhdojë të ruajë lirinë e besimit për të gjitha religjionet, por nuk do të lejojmë trazira të dhunshme”.

 

Përleshjet e së hënës ndodhën disa orë para parakalimit vjetor të Ditës së Jerusalemit, një shfaqje e valëvitjes së flamurit, që shënon pretendimet e Izraelit ndaj gjithë Jerusalemit. Parakalimi zakonisht kryhet përmes Qytetit të Vjetër, pjesë e Jerusalemit lindor, i cili u aneksua nga Izraeli në luftën e vitit 1967.

 

Por, autoritetet izraelite ndaluan përkohësisht vizitorët hebrenj të qëndrojnë në vendin e shenjtë për shkak të përplasjeve. Ngjarja vjetore, e parë nga disa si provokuese, po ndodh në një kohë veçanërisht të paqëndrueshme.

 

Përplasjet rifilluan për shkak të kërcënimit për dëbim nga Izraeli të dhjetëra palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah në Jerusalemin lindor, të cilët janë përfshirë në një betejë të gjatë ligjore me kolonët izraelitë, që përpiqen të marrin prona në këtë lagje.

 

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, tha javën e kaluar se “e konsideroj (Izraelin) përgjegjës për zhvillimet e rrezikshme dhe sulmet mëkatare që po ndodhnin në qytetin e shenjtë” dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një seancë urgjente mbi këtë çështje.

 

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka planifikuar një diskutim privat për të hënën mbi tensionet në rritje. Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalojë dëbimet e palestinezëve në Jerusalemin lindor.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, akuzoi palestinezët për përdorimin e dëbimeve të paralajmëruara për të nxitur dhunë.

 

Grupi militant islamik, Hamas, ka paralajmëruar hakmarrje nëse dëbimet ndodhin.

 

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan foli të dielën me homologun e tij izraelit, Meir Ben-Shabbat, “për të shprehur shqetësimet serioze të Shteteve të Bashkuara në lidhje me situatën në Jerusalem” si dhe shqetësimet në lidhje me dëbimet e mundshme të familjeve palestineze. Zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për sigurinë e Izraelit dhe për paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme.

 

Izraeli e konsideron të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët duan që Jerusalemi lindor të jetë kryeqyteti i shteti të tyre të ardhshëm.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara