Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të.
Ky projektligj u shpjegua nga zv. Ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, i cili tha se zgjidhja ligjore parashikon që regjistrimi të bëhet nga 1 deri më 22 prill të këtij viti, ndërsa ai do të përfshijë njerëz që punojnë jashtë vendit, transmeton telegrafi.
“Personat që punojnë jashtë vendit do të kryejnë regjistrimin vetë, me një aplikacion të veçantë, i cili do të instalohet në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave, nga 1 mars deri më 21 prill 2021”, shpjegoi Nuhiu.
Ai theksoi se ligji parashikon 50 rajone të regjistrimit dhe secili prej tyre do të ketë një komision të posaçëm. Në të gjithë procesin, siç tha ai, do të respektohet përfaqësimi i drejtë në komisione, si dhe në përzgjedhjen e regjistruesve.
“Në kapitullin e katërt të ligjit, parashikohet që aktet e miratuara nga drejtori i Entit të Statistikave do të kenë efekt juridik nëse pranohen nga zëvendësi i tij. Kështu, nuk mund të ketë mashtrim mbi baza etnike”.
Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet
Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut
VMRO paralajmëron se mund të mos e njoh regjistrimin e popullsisë
Gurgurica: Kostumet tradicionale në ‘’fshatin e grave’’
Planifikonin sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 8 persona
Të padukshmit e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka kërkuar Kuvendit vazhdimin e gjendjes së krizës në këtë shtet edhe për gjashtë muaj, me qëllim të siç thuhet “përballjes sa më efikase me pandeminë dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës”. Qeveria vendimin e miratoi me kërkesë Komitetit Drejtues të Krizave, organ ky që po menaxhon […]
Thirrjet antishqiptare nuk kanë të ndalur rrugëve dhe shesheve të Shkupit. Institucionet e shtetit po fshihen prapa këtyre grupimeve tifozësh që po nxisin tensione dhe padurueshmëri. “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” është thirrja që edhe dje u dëgjua në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Dhjetëra tifo të rinj maqedonas, përfshirë mosha të ndryshme, […]
Bullgaria po kërkon mbështetje nga Bashkimi Evropian, që në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017. “Marrëveshja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për fqinjësi të mirë duhet të jetë pjesë e kornizës negocuese për […]
Marrëveshja Kornizë e Ohrit, që u nënshkrua para 19 vjetësh dhe është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë. Kjo kontratë e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur, që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, […]