Infektimet dhe vdekjet nga koronavirusi vazhdojnë të shtohen ndërsa virusi përhapet në gjithë botën.
Të dielën në mbrëmje ishin mbi 704 mijë raste të konfirmuara. Në Shtetet e Bashkuara, epiqendra aktuale e virusit, ka deri tani mbi 132,600 raste. Vendi më i goditur evropian, Italia, ka konfirmuar afro 10,700 të vdekur dhe 97, 689 të infektuar.
Numri i të vdekurve në gjithë botën të dielën në mbrëmje ishte mbi 33, 500, me Shtetet e Bashkuara dhe Francën me nga 2 mijë vdekje në një ditë të vetme, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Wuhani në Kinë, ku filloi epidomia e koronavirusit vitin e kaluar, filloi të rihapej të shtunën pas muajve izolimi total.
Numri i rasteve në Britani po shkon në 20 mijë dhe mbi 1,220 vdekje. Kryeministri Boris Johnson, i cili vetë është prekur nga COVID-19, tha se gjendje pritet të vazhdojë të keqësohet.
Spanja ka afro 78,800 raste dhe mbi 6,600 të vdekur.
Nju Jorku, me mbi 52 mijë raste të konfirmuara dhe mbi 700 vdekje, është epiqendra e virusit në Shtetet e Bashkuara. VOA
30 mars 2020
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]