Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Sipas INSTAT për periudhën Korrik-Shtator 2021, në vend janë regjistruar 6,037 humbje jete, nga  6,624 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke pësuar një rënie prej 8.9%.

 

Edhe pse pandemia është zbutur në muajt e Verës, sërish humbjet e jetës vijojnë të jenë më të larta se 3-mujori i tretë i 2019-s, kur ishte një periudhë normale.

 

Nëse krahasohet 3-mujori i tretë i këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit para pandemisë, rritja e numrit të vdekjeve është 28%, sepse në 3-mujorin e tretë të 2019 janë shënuar 4.716 vdekje.

 

Gjatë 9-mujorit të këtij viti, sipas INSTAT janë regjistruar zyrtarisht 21,471 vdekje, me një rritje prej 18% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s.

 

Normalisht kjo rritje lidhet edhe për shkak të fataliteteve të larta që ndodhën sidomos në 3-mujorin e parë të këtij viti për shkak të pandemisë. Ndërkohë që në krahasim me 9-mujorin e 2019, fatalitetet në vend për Janar-Shtator 2021 janë rritur ndjeshëm me 39% ose  6 mijë vdekje më shumë.

 

 

Më shumë

Censi i Popullsisë dhe Banesave shtyhet prej COVID-19, INSTAT: Ja plani për 2020

Insituti i Statistikave pritej që këtë vit të kishte një nga “sipërmarrjet” më të rëndësishme siç është Censi i Popullsisë dhe Banesave por situata me koronavirusin e ka lënë pezull këtë aktivitet. Në raportin vjetor të insitucionit INSTAT vlerëson se së pari ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit e vitit të shkuar dhe tashmë […]

Konsultim Publik për draft ligjin Cens 2020

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka planifikuar të kryejë Censin e ardhshëm të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2020. Censi synon t’u ofrojë Kuvendit, Qeverisë, njësive të qeverisjes vendore, organizatave ekonomike, shkencore dhe kulturore, si dhe gjithë shoqërisë civile të dhëna të besueshme statistikore, të nevojshme për planifikimin dhe realizimin e politikave të përgjithshme […]

Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020

Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore për Shqipërinë u hartua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Statistikave i Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Evopian për Barazinë Gjinore (EIGE) me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, brenda kuadrit të Instrumentit të Asistencës para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Evropian, financuar nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara