e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka gjetur mangësi në zbatimin e protokolleve shëndetësore për trajtimin e moshave pediatrike dhe atyre neonatale në vendin tonë. Shqipëria i është kthyer një problematike të mprehtë, pasi vitet e fundit po rritet me hapa të shpejtë vdekshmëria foshnjore.

 

INSTAT raportoi se, në vitin 2019, niveli vdekshmërisë foshnjore është 10,3 për 1 mijë lindje të gjalla kundrejt 8,9 për lindje të gjalla në vitin 2018.

 

OBSH ne një raport të posaçëm të publikuar së fundmi vuri në dukje se, duhet një menaxhim i integruar për të trajtuar sëmundjet tek fëmijët. Në kontrollet që janë bërë në klinika nuk janë gjetur protokolle të standardizuara për të ndjekur shëndetin e fëmijëve nën 5 vjeç. Shpesh përdoreshin udhëzime nga interneti.

 

Ministria e shëndetësisë në web faqen e saj ka disa protokolle, por ato janë vetëm për disa sëmundje specifike.

 

OBSH ka këshilluar dhe rekomanduar për përdorimin 29 protokolle pediatrike dhe 7 neonatale, sipas kushteve ndërkombëtare të cilat janë të detyrueshme për zbatim.

 

Libri i xhepit në kujdesin spitalor për fëmijë nuk është zbatuar në Shqipëri, megjithëse ishte përkthyer në internet nga Kosova (në përputhje me rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit, ku gjuha është pothuajse e njëjtë. Zyra e OBSH në Shqipëri mori një numër kopjesh, të cilat u shpërndanë midis pediatërve.

 

Ekipit vlerësimit gjeti se udhëzimet klinike për pediatri janë përgatitur nga Shoqata Pediatrike, e cila ka përdorur materiale të disponueshme në internet, përfshirë aplikacionin “UpToDate”. Ekipi i kontrollit të OBSH-së nuk ishte në gjendje të vërtetonte këto informacione dhe asnjë strukturë e rreptë nuk është krijuar për të rregulluar udhëzimet klinike dhe zhvillimin e protokolleve.

 

Menaxhimi i integruar i sëmundjeve të fëmijëve nuk u zbatua në Shqipëri pas fazës pilot, vuri në dukje OBSH.

 

Në zonat urbane, vizitat e fëmijëve bëhen nga pediatër, shumica e të cilëve kanë përvojë të mirë.  Nëse fëmija është i sëmurë, duhet të shkojë në një strukturë spitalore të specializuar. Mjekët në spitalet rajonale raportuan se bronkioliti, pneumonia dhe gastroenteriti ishin më së shumti arsyet për shtrime.

 

Nuk ka mungesë të antibiotikëve, por disa mjekime specifike nuk gjenden në spital dhe prindërit i blejnë në farmaci.

 

Në spitalet rajonale nuk ka kirurg specifik për fëmijë, ndërsa urgjencat pediatrike u raportuan problematike.

 

Sipas INSTAT në vitin 2019 shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 38,2 % dhe “sëmundjet që shfaqen në periudhën e rreth lindjes” me 27,6 % të kësaj grup moshe gjithsej.

Më shumë

Pfizer nxjerr ilaçin e ri kundër Covid-19, uli me 90 për qind shtrimet në spital dhe vdekjet

Kompania Pfizer Inc. tha të premten se ilaçi i saj eksperimental antiviral për COVID-19 uli me gati 90% rastet e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek të rriturit me rrezikshmëri të lartë, ndërsa kjo kompani hyn në garë për të sjellë në tregun amerikan pilulën e parë të lehtë për t’u përdorur kundër koronavirusit. […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara