Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Një person i cili kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën anti-covid, ka ndërruar jetë.

 

Vullnetari ishte një shtetas brazilian. Autoritetet shëndetësore të Brazilit njoftuan se viktima kishte dalë vullnetar për të eksperimentuar vaksinën që po krijohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford.

 

Këto të dy të fundit, pavarësisht ngjarjes së ndodhur, konfirmuan se do të vijojnë testimet për vaksinën kundër Covid-19.

 

Gazeta braziliane “OGlobo” raportoi se vullnetarit i ishte dhënë një qetësues dhe jo vaksina, duke cituar një burim konfidencial.

 

Qeveria braziliane planifikon të blejë vaksinën e Mbretërisë së Bashkuar dhe ta prodhojë në qendrën kërkimore biomedicinale FioCrz në Rio De Janeiro, ndërkohë që vaksina konkurruese e Kinës po testohet gjithashtu në qendrën kërkimore institucionale Butantan në Sao Paulo, raporton tv klan.

 

Brazili është shteti i dytë në botë për nga numri i viktimave si pasojë e Covid-19, me 154 mijë të vdekur.

Më shumë

Kongresi Botëror i Kanabisit dhe e ardhmja e industrisë

Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune.   Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë.   Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara