Albanian Profile
e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.

 

“Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, ku njoftoi se veshja e maskave do të bëhet e obligueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi.

 

“Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina” për koronavirusin, tha kryeministri grek.

 

Ora policore do të hyjë në fuqi ditën e shtunë dhe do të zgjasë nga ora mesnata deri në orën 05:00.

 

Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima.

 

“Ne kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”, tha Mitsotakis, gjë për të cilën tha se ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve.

 

Në Greqi, në rajonet veriore të Kozanit dhe Kastorias po aplikohen masa më të rrepta të mbylljes, për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

 

Mitsotakis tha se Greqia po vazhdon ta menaxhojë situatën me koronavirus më mirë se shumë vende të Evropës, por ai shtoi se dëshiron që të ndërmarrë më shumë masa në nivel lokal, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme të vendit.

 

Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 28 mijë raste dhe rreth 550 të vdekur dhe që nga muaji gusht, në këtë shtet kanë filluar të rriten rastet e reja me koronavirus.

 

Më shumë

Greqia nuk heq dorë nga dëmshpërblimi për pasojat e Luftës së Dytë Botërore

Një tjetër konflikt po lind brenda kufijve të Europës dhe është ai mes Greqisë dhe Gjermanisë.   Kjo pasi qeveria helene përsëriti kërkesën për negociata mbi dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar nga Gjermania në Luftën e Dytë Botërore.   “Çështja nuk mbyllet deri kur kërkesat tona të plotësohen”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme […]

Greqia zyrtarizon zgjerimin me 12 milje në Jon

Këshilli i Lartë i Shtetit të Greqisë miratoi Dekretin Presidencial për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon deri në 12 milje.     Dekreti përfshin hapësirën në zonën veriore të detit Jon, të ishujve të Jonit e deri në Kepin e Tenaro në Peloponez. Lajmin e ka publikuar e para gazeta greke “To […]

SHBA nuk i njeh kufijtë e rinj të Greqisë

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një raporti për kongresin, që nuk ia njeh Greqisë zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje. Sipas gazetës greke “Ekathimerini” kur e njoftoi për herë të parë synimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Detin Jon në Gusht të këtij viti, kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se kjo ishte […]

Hap dyert xhamia e parë në Athinë

Xhamia e parë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë, u hap për për komunitetin mysliman pas një procesi 14-vjeçar planifikimi dhe ndërtimi.   Në deklaratën e bërë nga Ministria greke e Arsimit dhe Çështjeve Fetare, përdoret shprehja “Xhamia e Athinës u hap për obligime duke filluar nga data 2 nëntor 2020 dhe do të zbatohen […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara