Tuesday 16 April 2024
Tuesday 16 April 2024

 

Veteranet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar rreth arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Ata theksojnë se veprimet e tilla nuk mund të njollosin kurrsesi përpjekjet heroike të bëra nga djemtë dhe vajzat e Kosovës, të cilët sakrifikuan gjithçka për liri dhe pavarësi.

“Ne ju themi këtyre gjykatave, se me padrejtësi të tilla, kurrë dhe asnjëherë nuk mund ta përdhosin luftën tonë të drejtë për liri, kurrë dhe asnjëherë nuk mund t’i njollosin ata që bënë luftë Çlirimtare dhe i sollën lirinë këtij populli”, thuhet në reagimet.

Veteranet kanë dënuar arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetarit të saj, Nasim Haradinaj.

“Ne veteranet (femra)të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës të indinjuara nga ngjarjet e fundit ,që ndodhën në zyrat e shoqatave të dala nga Lufta e fundit në Kosovë, si dhe nga forma e veprimit dhe arrestimit që iu bë luftëtarëve të lirisë si dhe dy udhëheqësve të kësaj shoqate, z.Hysni Gucati dhe z.Nasim Haradinaj, ngremë zërin kundër veprimeve dhe arrestimeve të tilla, nga kushdo qofshin bërë ato”, thuhet në reagim.

Ato shprehen se shqiptarët e Kosovës nuk kanë bërë asnjë mëkat, por thjesht luftuar në të drejtën e tyre legjitime kundër një regjimi barbar, që synonte asimilimin e tyre.

“Ne populli i Kosovës u jemi mirënjohës përjetë SHBA-ve dhe atyre vendeve Europiane, që ndihmuan që ky popull njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga barbaria serbe dhe ta gëzojë lirinë. Por ,kjo s’të jep të drejtë, që tani të sillesh në mënyrë spektakolare dhe jo të civilizuar pikërisht ndaj atyre që janë më meritorët që sot e gëzojmë lirinë. Gjithçka që pamë në media ishte çdo gjë tjetër vetëm drejtësi jo! Andaj e kemi theksuar dhe po e theksojmë prapë se na bijtë dhe bijat e këtij populli ,nuk kemi bërë asnjë mëkat ,për t’i larë ato nga një gjykatë në tjetrën ,kur t’i teket dhe sa herë t’i teket dikujt për qëllime të tyre politike. Mëkati ynë i vetëm është që kemi rrokur armët për t’u çliruar nga një regjim barabar pikë”, thuhet  më tej.

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara