Mbrëmjen e lënë pas një tjetër pacient i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit Covid-2, ish-Sanatoriumi.
Pas rastit të dytë të ngjashëm, Shoqata e Infermiereve rendit pesë shkaqe se pse po vetëvriten pacientët e infektuar me koronavirus.
Gjithçka pasi mbrëmjen e së mërkurës 65-vjeçari Hasan Mira, u hodh nga kati i katërt i spitalit.
Ndërkohë rasti i parë është ai i 29-vjeçarit Xhino Koça nga Durrësi, i cili dha fund tragjikisht jetës mëngjesin e 13 gushtit, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej i shtruar prej 4 ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Mesazhi i Shoqatës së Infermierëve
Pse po vetëvriten pacientët me Covid-19????
Shënohet rasti i dytë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatorium ku pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen.
1.Jemi i vetmi vend ku kemi mungesë stafi mjekësore për shërbimin e pacientëve. Me kapacitetin e stafit mjekësore ku pothuajse gjysma është vetë i prekur me Covid-19 nuk mund të ketë një shërbim cilësor ndaj pacientëve.
2.Mungesa e shërbimit të punonjësit social, psikologut etj., sjell këtë gjendje tek pacientët. Kur dihet që shumica e pacientëve pësojnë dëmtime serioze si nga ana emocionale dhe psikologjike përpos sëmundjes që kanë. Asnjë shërbim psikologu nuk është ofruar në asnjë spital dhe ndaj asnjë pacienti me covid. Jo vetëm kaq por dhe mungesa e mjekëve të tjerë specialistë si kardiologu, endokrinologu etj., për pacientët me sëmundje shoqëruese është një faktor tjetër që ndikon.
3.Izolimi total ndaj familjarëve duke mos i lejuar asnjë formë kontakti me ta krijon stres psikologjik te këta pacientë (shpesh as kontaktet në telefon nuk lejohen)
4.Përdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemorragji tek pacientët ose krijon tromboemboli tek ata.
5.Kur një pacient ndërron jetë mbahet në të njëjtën dhomë me pacient tjetër deri në momentin që merret nga mjekësia ligjore dhe në këtë situatë një pacient me covid pëson shok psikologjik duke pasur në dhomë pacient që ka humbur jetën.
Këto dhe shumë faktorë të tjerë janë faktorë që po ndikojnë në anën psikologjike tek të sëmurët me covid.
Edhe sa kohë duhet të heshtet nga institucionet dhe personat përgjegjës???
Edhe sa jetë duhet të humben që të reagojnë institucionet që tu vihen në shërbim punonjësit e duhur pacientëve në spitale sepse është dhe një numër i madh që trajtohen në shtëpi që jo vetëm shërbimi i psikologut ju mungon por dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm.
E vetmja gjë që na mbetet është TË LUTEMI PËR KËTA TË SËMURË.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]