e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Fushata zgjedhore po vazhdon përmes shkeljeve të shumta ligjore nga partitë.

Vëzhgues vendas raportojnë se partitë politike po bëjnë fushatë sipas traditës së hershme, duke abuzuar me burimet shtetërore, duke bërë presion administratës, duke fyer kundërshtarët dhe duke ndryshuar komisionerët deri në minutën e fundit.

 

Në Shqipëri, vëzhgues të pavarur të fushatës zgjedhore vlerësojnë se veprimtaria partiake e javëve të fundit po shfaq të njëjtat shkelje ligjore si dhe në zgjedhje të mëparshme.

Shoqata për Kulturë Demokratike, një organizatë me përvojë 30-vjeçare në vëzhgimin e proceseve zgjedhore publikoi sot një raport të ndërmjetëm, sipas të cilit partitë vazhdojnë të përdorin gjuhë poshtëruese ndaj kundërshtarëve politikë, dhe një seri shkeljesh të tjera.

Raportuesit e saj vullnetarë nga gjithë vendi njoftojnë se vonimi i fletës së votimit vonoi proceset e tjera në raport me qytetarët, komisionet zonale po ndërrojnë shpesh qendrat e votimit edhe vet komisionerët, duke mos njohur kuadrin ligjore dhe duke vështirësuar votimin e qytetarëve,

“Një mungesë e ndjeshme është shkelja e të drejtës së votimit e zgjedhësve shqiptarë me vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, një detyrim shtetëror i paplotësuar ndaj shtetasve të vet për një të drejtë të pamohueshme. Po ashtu kontrolli i veprimtarive të ndaluara të zyrtarëve qendrore dhe vendorë nga KQZ rrezikon që të kthehet në një “mision të pamundur”, – tha Gerta Meta, drejtuese e Shoqatës për Kulturë Demokratike.

Në raportin e saj thuhet se partitë po përdorin burimet e administratës shtetërore për fushatë partiake, administratës publike po i bëhet presion i vazhdueshëm dhe zyrtarët po zhvillojnë fushatën sipas mënyrave të tyre të vjetra, duke shkelur Kodin e ri Zgjedhor.

Përfshirjen e anëtarëve të qeverisë në mënyrë të parregullt në fushatë zgjedhore e nxori sot në dritë edhe Qëndresa Qytetare, një organizatë rinore që gjithashtu po monitoron fushatën zgjedhore.

“Qëndresa Qytetare ka monitoruar aktivitetin publik të 3 ministrave Klosi, Denaj dhe Kushi në fushatë elektorale, ku rezulton se nga data 30 mars deri në 13 prill ministrat kanë qënë në krye të fushatës në zonat zgjedhore ku kandidojnë dhe jo në krye të detyrës nga e hëna në të premte, punë për të cilën paguhen nga taksat e qytetarëve. Kodi Zgjedhor ndalon pjesëmarrjen në fushatë e administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës” – tha Rigels Xhemollari, përfaqësues i Qëndresës Qytetare.

Vëzhguesit vendas u bëjnë thirrje partive politike dhe institucioneve shtetërore të zhvillojnë fushatën brenda kufijve ligjorë, të mos ndryshojnë komisionerët deri në minutën e fundit, të shmangin presionet ndaj administratës publike, të bëjnë transparente financimet dhe të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj njëri tjetrit.

Pothuaj të gjitha këto pika janë shqetësime të vazhdueshme të zgjedhjeve në Shqipëri, dhe kanë qenë vazhdimisht në krye të rekomandimeve të OSBE- ODIHR për përmirësimin e proceseve zgjedhore, që shpesh kanë shkuar me lehtësi deri në mos njohjen e rezultateve nga humbësit, me pretendimin e vjedhjes së votave.

Më shumë

(EMRAT) Shikoni si janë ndarë në komisionet parlamentare deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare. Në fakt, ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar, por u shty prej LSI.   Tashmë komisionet e përhershme janë plotësuar me deputetë si nga mazhoranca dhe opozita. PS do të ketë shumicën në çdo komision kurse PD përfshin tre […]

Zbutet Meta, dekreton Ramën Kryeministër

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk do t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

Nën thirrjet Basha IK, Berisha hyn në Parlament: Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjezin e kësaj të premte në Kuvend, për të marrë pjesë në seancën e parë të legjislaturës së 10.   Ai është pritur me ovacione nga mbështetës të shumtë demokratë duke brohoritur Basha IK dhe ndërkohë ka qenë i shoqëruar nga deputetët e zgjedhur Flamur Noka […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara