Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, mirëpo një postim i tij në Instagam ka ngjallur reagimin e revoltuar të shqiptarëve.
Sgarbi ka shkuar në Bylis për të cilin shprehet “ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek”.
Për këtë ka reaguar edhe Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore përmes arkeologut Neritan Ceka, i cili shpërthen në nota revolte edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti që e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve Sgarbin në vizitat e tij në Shqipëri.
“KUSH DO IA KETË THENË ZGARBIT QË BYLIS ËSHTË GREK ?
Nuk mjaftoi që bënë grek Butrintin, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastrioteve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrise së Kulturës. Amen”, shkruan Neritan Ceka.
Kujtojmë se ditën e Shtunë, Sgarbi rrezikoi të mbytej në Palasë, por ishte e bija e ndihmuar edhe nga një roje bregdetare që e ndihmuan duke i shpëtuar jetën.
“Furtuna”, filmi i fundit në bashkëprodhim mes ‘Mosfilm’ të Rusisë dhe kinostudios ‘Shqipëria e re’
Sir Noel Malcolm, Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fituesit për çmimin “Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli”
Mall për normalitet – Panairi i Librit në Tiranë
Muzeu Hebraik i Vlorës, nis ngritja e fondacionit, Granoff: Hebrenjtë, histori që bën shqiptarët krenarë
12 vjeçari nga Shkodra, autor i tre romaneve fantastiko-shkencorë
Botohet vëllimi i gjashtë i veprës së dijetarit Mid’hat Frashëri
Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]
Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve. Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]
Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021. I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]
Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]