e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, që me gjasë mund të jetë e fundit në postin e saj si kancelare.

Vizita e kancelares Angela Merkel në SHBA zhvillohet aktualisht nën hijen e përmbytjeve të masive në Gjermani që u shkaktuan prej reshjeve të dendura ditët e fundit. Kancelarja e Gjermanisë, Merkel dhe presidenti  i SHBA-së Joe Biden u takuan (15.07) në Uashington. Biden i shprehu Merkelit shqetësimin dhe mbështetjen për situatën e vështirë të krijuar pas vërshimeve masive. Vërshimet kanë shkaktuar mbi 40 viktima si dhe të humbur e dëme shumta materiale. Biden gjithashtu i shprehu konsideratat Merkelit duke e vlerësuar punën e saj si kancelare, mandate ky që do të mbyllet me zgjedhjet parlamentare në shtator në Gjermani. “Gjatë qeverisjes suaj si kancelare miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe SHBA-së është forcuar gjithnjë e më shumë”, tha Biden.

 

Por edhe pse Merkel së shpejti do të largohet nga posti, Biden theksoi bindjen, se raportet mes dy vendeve “do të vazhdojnë të forcohen edhe më tej”, por tha ai, “unë do ta ndiej mungesën tuaj gjatë samiteve tona.”

 

Johns Hopkins nderon Merkelin

 

Përpara takimit me Biden, Merkelit iu akordua titulli doktor nderi nga Universiteti Johns Hopkins. Duke folur në këtë universitet, Merkel tha, se sa të vështira kanë qenë 18 muajt e pandemisë së koronavirusit dhe kjo tregoi, se “për gjithçka ne bëjmë, për gjithçka ne mendojmë, duhet të përgatitemi për të papriturat.”

 

Merkel u fokusua veçanërisht edhe në rolin e posaçëm që ka luajtur Universiteti Johns Hopkins në Baltimore pranë kryeqytetit duke regjistruar rastet e infeksioneve në mbarë botën. Ajo e cilësoi si “të shkëlqyer” punën e këtij universiteti gjatë pandemisë: “Ky universitet gjithmonë i është dedikuar së vërtetës”, tha ajo.

 

Kancelarja Merkel u vlerësua me çmimin më prestigjoz të nderimit që akordon ky institucion. Presidenti i 14-të i universitetit, Ronald J. Daniels tha se Merkel kishte qenë një ndë të paktët liderë botërorë që kapi rrezikun e rritjes së pandemisë së koronavirusit. Daniels tha, se “përgjegjësia dhe transparenca, qartësia e shprehjes dhe një kujdes i thellë për  jetën individuale dhe kolektive”, janë tiparet që kanë shkëlqyer gjatë mandatit të saj gati 16-vjeçar. dw

 

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara