e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, po bashkëpunon me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përmirësuar me metoda bashkëkohore menaxhimin e sektorit më kritik e më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

 

USAID po ndihmon OSHEE për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të reja të matjes së energjisë elektrike. Ndër të tjera, synimi është edhe parandalimi i vjedhjeve të energjisë elektrike dhe bën që OSHEE të investojë në rrjet dhe të garantojë shërbim me cilësor dhe më të sigurt për të gjithë klientët.

“A mund ta zbulojmë krimin? Matësit e energjisë elektrike, të paorganizuar dhe të pasiguruar, mund të manipulohen nga konsumatorë që duan të vjedhin energji. Kur energjia vidhet ose nuk paguhet, humbasin të gjithë. Në #Shqipëri, USAID – US Agency for International Development po ndihmon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE për zhvendosjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e pikave të reja të matjes, çka parandalon vjedhjen dhe bën që OSHEE të investojë në rrjet dhe të garantojë shërbim më cilësor dhe më të sigurt për të gjithë klientët. #USAIDTransforms”, – shkruhet në një mesazh të shpërndarë në rrjete sociale nga USAID (US Agency for International Development).

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara