Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se do të shfuqizojë ato vendime të ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se do të shfuqizojë të gjitha dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilat janë në kundërshtim me praktikat diplomatike. Deklarata e Osmanit, u bë pas raportimeve në media të emërimit si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, të Flakron Shalas, djali i deputetit Haxhi Shala. Ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, thotë se ajo vazhdimisht ka kërkuar nga qeveria që të shqyrtojë dokumentet për shërbime diplomatike, por “ende nuk ka fituar qasje në këtë material”.
“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, shkroi Osmani në një postim në rrjetin e saj social, Facebook.
Debati për votën e Haxhi Shalës
Emërimi i Flakron Shalës, në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë, është kundërshtuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile në Kosovë. Deputeti Haxhi Shala, u bë subjekt i një debati publik, për faktin që vota e tij ishte vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ndonëse më herët ai kishte deklaruar se do të votonte kundër qeverisë Hoti. Gjatë seancës për votimin e qeverisë, vetë Haxhi Shala, deklaroi se ai e kishte ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas tij, “për këta dy persona do ta votojë qeverinë Hoti”, duke lënë të kuptohet se Thaçi dhe Haradinaj, i kanë kërkuar atij që ta votojë qeverinë Hoti. Lëvizja Vetëvendosja çështjen e votës së Haxhi Shalës për qeverinë e Hoti e ka dërguar për trajtim në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se presidenti nuk guxon të ndikojë tek deputetët për votën e tyre.
Hoti: Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke Kosovë-Serbi
BE pret zgjedhje të standardeve evropiane në Kosovë
Kosovë – Zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt
Kosovë: Parlamenti miraton dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse përkrah Shteteve të Bashkuara
Kosova në 2020: Një vit si asnjë tjetër
SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për nxitje të investimeve
Kosova do ta humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan kur përfaqësuesi Eliot Engel të largohet në muajin janar, pas më shumë se tri dekadash në detyrë. Engel, demokrat, ka përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare […]
Inaugurimi i bustit tё heroit kombëtar tё shqiptarëve Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në oborrin e Kishёs Katedrale ‘Zoja Ndihmëtare’ në Prizren nё praninё e autoriteteve fetare e qeveritare tё Kosovёs. Nё ditёn e festёs sё Flamurit dhe nё pragun e Kohës së Ardhjes, më 28 nëntor 2020, Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me […]
Është ministre e Kulturës në Kosovë, ndërsa mban emrin e qytetit ku para 108 vjetësh u ngrit flamuri. Vlora Dumoshi pikërisht sot ka ditëlindjen dhe jo rastësisht e ka këtë emër. Ndërsa në këtë datë me veshje kombëtare po pret valltarët e ansamblit Shota të cilët performuan para Ministrisë së Kulturës për […]
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur, se do të shfuqizojë ato vendime të ish-presidentit Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatike. Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tha të mërkurën se do të shfuqizojë të gjitha dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të cilat janë […]