e mërkurë 20 janar 2021
e mërkurë 20 janar 2021

 

Në qytetin bregdetar të Vlorës nisi sot puna për ta shndërruar zonën e portit në stacionin turistik

 

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili thekson se:

“Nesër, kur e gjitha t’i ngjajë një parku të pikturuar, me varka buzë ujit, askush nuk do të kujtohet, as për gërmadhat e ditëve të para, kur nisi një nga projektet më të rëndësishme për Vlorën, e as për ndotjen vizuale nëpër të cilën jetoi kjo zonë, ndër krizat e viteve të shkuara. Nisi sot puna për ta shndëruar zonën e Portit të Vlorës, në stacionin turistik që pakkush ka besuar!

 

Sapo ka filluar puna në kantier, për të liruar hapësirën në të cilën do të realizohet ky projekt infrastrukturor. Në segmentin që lidh rrugën Transballkanike me portin, ka nisur ndërhyrja që shumë shpejt do të transformojë një nga zonat më të vizituara të viteve të fundit. Bashkia Vlorë ka marrë masat që duhen për transferimin e banorëve në ambiente të tjera!”, shkruan kryebashkiaku Leli në Facebook.

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara