e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nis të martën turneun në Ballkanin Perëndimor.

Ndalesat e para të saj do të jenë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Më 29 shtator, ajo do të qëndrojë në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, ndërsa një ditë më vonë në Bosnje e Hercegovinë.

Von der Leyen e ka paralajmëruar këtë turne në fjalimin e saj për gjendjen e BE-së, në mes të shtatorit.

Gjatë atij fjalimi, von der Leyen ka thënë se investimet në Ballkanin Perëndimor janë investime në të ardhmen e BE-së.

“Para fundit të muajit, do të shkoj në rajon për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit [të BE-së]. Këtë ua kemi borxh të gjithë të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë”, ka thënë von der Leyen.

Vizita e von der Leyenit zhvillohet para një samiti ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bërdo të Sllovenisë.

 

Më shumë

Gjykata shpall të kundërligjshëm vendimin e vitit 2012 për pagesën e energjisë në veri të Kosovës

Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të hënën të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të faturuar tek konsumatorët e tjerë shpenzimet e energjisë elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, gjatë periudhës 2012 deri më 2017.   Vendimi i Gjykatës pasoi padinë e […]

“Qetësi para stuhisë”/ Politikanët serbë dhe kroatë po punojnë me urgjencë për t’a shpërbërë Bosnjë e Hercegovinën

Gazeta gjermane, Tageszeitung gjithashtu paralajmëron për zhvillimet e fundit, duke shkruar se “politikanët serbë dhe kroatë po punojnë urgjentisht për ta shpërbërë Bosnje e Hercegovinën”, shkruan Deutsche Welle, Gazeta gjermane Tageszeitung (taz) e fillon artikullin me një përshkrim të një lokali çaji në Sarajevë të quajtur “Franz dhe Sophie” dhe kujton vrasjen e trashëgimtarit austriak […]

Riafirmimi i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, Charles Michel: Gati të investojmë shumë para, por edhe për të ndihmuar në reforma

Bashkimi Evropian dëshiron të riafirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë.   Bashkimi Evropian ditën e dytë të samitit ia kushtoi Ballkanit. I pari nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që arriti në takimin e Brdos ishte presidenti malazez, Milo Djukanovic. Menjëherë pas tij, erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksandar […]

“Besnikëria ndaj shokëve” çoi në gjykatë krerët e veteranëve të luftës në Kosovë

Liderët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpresuan se marrja nga ana e tyre e dosjeve të rrjedhura të rasteve të krimeve të luftës do të minonte gjykatën që po përgatitet të gjykojë kolegët e tyre guerilë, por në vend të kësaj ajo çoi në gjykimin e tyre […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara