e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

E mërkura 23 Qershorit do ta gjejë të mbledhur Gjykatën Kushtetuese për të vijuar shqyrtimin e padisë nëse zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, ishin apo jo kushtetuese.

 

Më shumë se sa një vendimmarrje e karakterit juridik, kjo padi në kushtetuese po ndiqet me shumë interes nga të gjitha forcat politike e në veçanti nga shumica qeverisëse dhe opozita e cila i bojkotoi ato zgjedhje.

 

 

Përpara mbajtjes së seancës së 23 Qershorit Gjykata Kushtetuese, i ka dërguar palës paditëse një shkresë ku kërkon pjesëmarrjen në seancë vetëm të një personi për shkak të masave anti-covid.

 

Më 8 Qershor Pjerin Ndreu u zgjodh, si kryetar i ri i Shoqatës së Bashkive, por gjykata e shkallës së parë Tiranë i ka kërkuar Ndreut të shpjegojë se kush e ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme, cila ka qenë urgjenca e thirrjes së saj.

 

Në tilla kushte kur socialisti Ndreu nuk është certifikuar ende në krye të kësaj shoqate, drejtimi saj do të vijojë prej Voltana Ademit e cila kontaktuar prej Top Channel tha se do të jetë në seancën e të mërkurës në gjykatën Kushtetuese, bashkë me avokatin e shoqatës.

 

Për këtë çështje, Top Channel kontaktoi me kryetarin e ri të Shoqatës së Bashkive Pjerin Ndreu i cili tha:

 

“Ndryshimet e fundit në shoqatë ia janë çuar gjykatës për miratim dhe jemi në pritje. S”kemi pse ngatërrojmë organizimin e brendshëm të një shoqate me padinë në Gjykatën Kushtetuese. Nëse do ishte ashtu do procedohej kohë më parë. Mbledhja e Asamblesë dhe vendimet e marra kanë të bëjnë vetëm funksionin e shoqatës”.

 

Këshilli i Ministrave si palë në këtë proces do të përfaqësohet nga zonja Elira Kokona. Me të gjitha gjasat, duke marrë në konsideratë zhvillimet brenda Shoqatës së Bashkive nuk përjashtohet mundësia që Gjykata Kushtetuese ta shty shqyrtimin për një datë tjetër.

 

 

Më shumë

38 kandidatë për kryetar bashkie në 2019 nuk dorëzuan formularin e Dekriminalizimit

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve prezantoi në Kuvend raportin e veprimtarisë së punës së institucionit që drejton për vitin 2020.   Celibashi tha se 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e Dekriminalizimit pranë KQZ në zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019.   Kryekomisioneri u ndal dhe […]

“Vatra” në mbrojtje të Berishës: Vendim i marrë nën trysninë e lobistëve

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës, Vatra, reagoi për vendimin e Departamentit të Shtetit për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.   Në një deklaratë të shpërndarë, Vatra, ndërsa shpreh besimin tek institucionet amerikane, thekson se vendimi më shumë sesa i bazuar mbi parimet amerikane, është marrë nën trysninë e disa grupeve lobiste për […]

Gramoz Ruçi tërhiqet pas 30 vitesh nga jeta politike

Kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi të shtunën tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.   “Kam zgjedhur ditën e sotme, se […]

Basha rikonfirmohet bindshëm në krye të PD

Kryetari aktual Lulzim Basha, u rikonfirmua për një mandat të tretë në drejtimin e Partisë Demokratike, pas votimit të zhvilluar të dielën në të gjithë degët e kësaj force politike. Ndonëse rezultati nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, të dhënat paraprake flasin për një fitore bindëse të zotit Basha me afro 81 përqind të votive. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara