Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës sot ka nisur një proces kundër Turqisë pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në lidhje me burgosjen e biznesmenit dhe liderit të shoqërisë civile, Osman Kavala, ndryshe do të përballen me sanksione.
Por nëse i hedh një sy listës së vendeve që kanë votuar, vëren se Shqipëria ka abstenuar lidhur me këtë çështje duke u renditur krah shteteve si Rusia, Serbia, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina dhe Rumania. Kundër kanë votuar Azerbajxhani dhe normalisht vetë Turqia.
Edhe pse kemi të bëjmë me një cështje të shkeljes haptazi të të drejtave të njeriut, Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës zgjedh të rreshtohet pro Erdoganit. Osman Kavala akuzohet për financimin e protestave antiqeveritare mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe se ka ndihmuar në orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti tre vjet më vonë. Me këto akuza ai rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]