Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provincën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është ngjitur në makinën e tij.
Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincs, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e ngjitur në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.
Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.
“Kolegu dhe miku im i dashur, Elyas Dayee, ka humbur jetën në një sulm terrorist këtë mëngjes”, ka thënë Sami Mahdi, shef i byrosë në Afganistan.
“Ai ka pasur gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë. Ky është lajm i tmerrshëm”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i presidencës afgane, Siddiq Siddiqui, ka dënuar “vrasjen” e Dayees duke thënë se “mbrapa sulmit qëndrojnë armiqtë e lirisë së shprehjes dhe mediave në Afganistan”.
Dhuna është rritur në gjithë Afganistan, teksa negociatorët qeveritarë dhe talibanët janë duke zhvilluar takime në Katar për të gjetur zgjidhje për luftën në Afganistan.
Ende nuk është bërë asnjë pikë kthese prej kur kanë nisur bisedimet në muajin shtator. REL
Forumi i Davosit – Presidenti i Kinës Xi Jinping, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për bashkim
Kthesë në politikën e jashtme të Turqisë
“E kam parë pallatin e Putinit nga brenda”
Rriten tensionet Kinë-Tajvan
Rusi, mijëra persona ndalohen në protestat për lirimin e Navalnyt
Presidenti Biden, Nënpresidentja Harris marrin detyrën në krye të administratës së re amerikane
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat. “Këtë javë, ne përurojmë një administratë të re dhe lutemi për suksesin e saj në mbajtjen […]
Sipas një raporti industrial, Kina do të tejkalojë Shtetet e Bashkuara për t’u bërë tregu më i madh në botë për gjërat në internet (IoT), shkruan “Xinhua”. Shpenzimet e Kinës për IoT pritet të arrijnë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2024, me normën e përbërë vjetore të rritjes të qëndrojë […]
Jemi mësuar që janari të sjellë borë dhe ngrica në shumë vende të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht midis tyre. Janari i këtij fillimviti ka sjellë reshje dëbore në Sahara dhe temperatura të ulta në Arabinë Saudite, duke shkuar në -2C (28F). Një fotograf ka […]
Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë. Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura […]