e martë 25 janar 2022
e martë 25 janar 2022

 

Një burrë nga Ruanda është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një prifti katolik romak në Francën perëndimore. Sipas mediave franceze autori i dyshuar i vrasjes i dyshuari është  Emmanuel Abayisenga, një azilkërkues i dështuar i strehuar nga prifti, i cili u dorëzua dhe rrëfeu.

 

40-vjeçari dyshohet gjithashtu për fillimin e një zjarri që dëmtoi rëndë katedralen në Nantes aty pranë në korrik të vitit të kaluar.

 

Trupi i Olivier Maire u gjet në fshatin Saint-Laurent-sur-Sèvre në zonën Vendée të hënën në mëngjes.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi “bujarinë” e Ma Maire dhe tha se mendimet e tij ishin me të gjithë katolikët në Francë.

 

Vrasja ka ndezur debat politik se pse i dyshuari ishte ende në Francë.

 

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin ishte duke shkuar në zonë, kritikoi në Tëitter, një postim të politikanes së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila pyeti pse burri i dyshuar për zjarrin e Nantes nuk ishte dëbuar.

 

Darmanin tha se megjithëse kërkesa për azil ishte refuzuar, i dyshuari nuk mund të dëbohej gjatë hetimit nën akuzat për zjarrvënie.

 

I dyshuari, i cili punonte si kujdestar vullnetar në katedrale, u akuzua pasi pranoi se kishte ndezur zjarrin. Ai u ndalua në maj të këtij viti dhe më vonë u transferua në një spital psikiatrik. Fr Maire e kishte mirëpritur burrin në kishën e tij për disa muaj, thonë mediat franceze.

 

 

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara