e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë.

 

Vuçiç ka thënë të martën (10 gusht) se gjatë bisedës telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe udhëheqësia e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.

 

“Presidenti Vuçiç ka shfaqur pritjen se presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd- Prishtinë, i cili për Serbinë është mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së ndjeshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas bisedës telefonike.

 

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.

 

Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

 

Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar asaj kohe nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

 

Marrëveshja gjithashtu parashihte që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem ndërsa Serbia ta zhvendoste nga Tel Avivi në Jerusalem.

 

Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia ende nuk e ka zhvendosur të veten.

 

Sipas komunikatës, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Izraelit, Vuçiç ka thënë se diskutimet do të kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh mes dy vendeve.

 

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiç.

 

Siç thuhet, Izraeli është një nga investitorët më të rëndësishëm në Serbi, dhe këto investime përfshijnë fushën e transportit dhe atë të pasurive të paluajtshme.

 

Të dy presidentët, sipas njoftimit, deklaruan se ka hapësirë për të zgjeruar bashkëpunimin përfshirë rritjen e nivelit të tregtisë, dhe se hapja e zyrës përfaqësuese të Odës Ekonomike Serbe në Izrael i ka dhënë shtysë këtij qëllimi.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara