Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se zgjedhjet parlamentare dhe ato për pushtetin lokal në Serbi do të mbahen më 21 qershor.

Zgjedhjet parlamentare që shihen si shumë të rëndësishme për forcimin e pushtetit të Partisë së tij Përparimtare, qenë caktuar për 26 prill por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet serbe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme e cila është ende në fuqi, por pritet që të hiqet të mërkurën. Serbia ka konfirmuar mbi 9 mijë e 500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

Vendimi për zgjedhjet pasoi një takim të presidentit serb me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në zgjedhjet e reja.

Pjesa më e madhe e partive opozitare në Serbi ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet, duke akuzuar presidentin serb për sundim autokratik, shkelje të lirisë së medies, sulme ndaj veprimtarëve të opozitës, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Presidenti serb dhe mbështetësit e tij që mbajnë shumicën në parlamentin me 250 vende, i kanë mohuar vazhdimisht pohimet e tilla.

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara