e diel 16 maj 2021
e diel 16 maj 2021

 

Fshati Xhepçisht, është fshat 4 km larg Tetovës, në aksin rrugor Tetovë-Jazhincë-kufiri me Kosovën. Fshat i njerëzve punëtor dhe bujar, ku papunësia është më e ulët në Maqedoninë e Veriut. Punojnë pothuajse të gjithë.

 

Të gjithë ish-mërgimtarët që janë kthyer në vendlindjen e tyre, në Xhepçisht kanë investuar në reparte prodhuese (jo tregtare)

 

Fshati Xhepçisht ka ekipin e futbollit Renova që ishte kapion shtetëror në futboll, që këtë fshat e bën unik dhe të vetëm në Ballkan dhe më gjërë, një ekip nga një fshat të bëhet kampion shtetëror.

 

 

Fshati Xhepçisht:

 

Gjeografia

Fshati Xhepçisht gjendet në rrëzë të malit Sharr, si dhe në bri të fushës së Pollogut, karakterizohet me dimra relativisht të fohtë si rrjedhë e klimës malore që mbizotëron gjatë dimrit dhe verëra të gjata dhe të thata me temperatura që arrijnë deri me 45 gradë Celsius për shkak të klimës mesdhetare. Xhepçishti është vend i katër stinëve dhe me toke shumë pjellore bujqësore.

 

Demografia

Sipas Entit Statistikor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhpeçsihti numëron rreth 760 shtëpi për banim. Prej tyre afërsisht 700 janë të banuara nga shqiptarë të Maqedonisë dhe afër 60 shtëpi me nacionalitet maqedonas. Popullata sipas statisktikës së vitit 2007 numëron rreth 4200 banorë rezident të këtij fshati. Shumë individ nga ky fshat jetojnë në mërgim, sidomos në vendet evropiane ku punojnë dhe jetojnë, shumica me familjet e tyre.

 

Ekonomia

Ekonomia e këtij fshati karakterizohet me punësimë të ndryshme ku pjesa dërmuese e pupollatës sigurojnë të ardhurat me anë të vetëpunësimit dhe emigrimit në shtetet e jashtme. Ky fshat konsideohet si bosht, apo shtyllë i një regjioni të tërë ku përpos se i punoson të rinjtë e tij, gjihashtu edhe importon krah pune nga fshatrat e tjerë. Momentalisht ekzistojnë mbi 150 firma të vogla dhe mesme

 

Kultura

Fshati Xhepçisht njihet si një ndër fshatrat e para shqiptare në Maqedoni që filloi shkollimin masivisht të nxënësve shqiptarë të këtij fshati,shkolla e parë shqipe u hap në vitin 1942 dhe u emërua “Avni Rustemi” me mësues Vangjel Daka. Kjo shkollë do të nxjerrë emra të ndritur të shkollimit shqip në Maqedoni, mes tyre Prof. Ruzdhi Zeqiri, profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës si dhe përfaqësues i Ministrisë së Arsimit për regjionin e Pollogut, z. Jaja Rustemi, mësues pedagog i po të njejtës shkollë derisa doli në pension. Sot shkolla mban emrin e heroit kombëtar shqiptar “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Në këtë fshat përpos shkollimit, rrëndësi të veçantë i jepet edhe kremtimit të festave kombëtare dhe religjioze, si festa të zakonshme kremtimi janë pavarësia e shtetit shqiptar më 28 nëntor, Dita e Mësuesit me 7 Mars si dhe dita e Nënës apo Gruas më 8 Mars. Të rrinjtë ekëtij vendi janë të shkolluar masivisht dhe thuajse tëgjithë janë me së paku me shkollë të mesme të kryer.

 

 

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Fillon regjistrimi i diasporës

Nis fushata e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Etapa e parë për regjistrimin e diasporës dhe nga 1 deri më 21 prill procesi mbyllet me regjistrimet në vend.   Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimit i popullsisë përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, diplomatëve, ata që janë në vuajtjen […]

Shkup: Miratohet ligji i diskutueshëm për regjistrimin e popullsisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Votave të shumicës parlamentare iu bashkangjitën edhe votat e opozitës shqiptare që ishin vendimtare për kalimin e tij.     Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” dhe me miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. […]

Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet

Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]

Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të.   Ky projektligj u shpjegua nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara