e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Miliarderi liberal Xhorxh Soros i ka hedhur lumë paratë në shoqatën e tij PAC Democracy që ka krijuar vitin e kaluar, për të pompuar shuma të mëdha parash në arkën e grupeve të majtë. Edhe pse nuk është akoma piku i  fushatës elektorale, manjati hebreo-amerikan, i njohur si një ndër spekullatorët më të frikshëm në financën e lartë, deri tani ka pompuar, sipas deklarimeve në Komisionin elektoral federal, gati 50 milionë USD duke tejkaluar edhe rekordet e tij të fushatës së kaluar elektorale. Soros ka dhuruar 4 milionë USD të tjerë komiteteve demokratike, pa i depozituar më parë në shoqatën e tij PAC Democracy.

 

Tipike e hipokrizisë që i karakterizon, kandidatët demokratë që përfitojnë nga paratë e Sorosit janë deklaruar publikisht kundër ndikimit të parasë në politikë. Vetë plani i reformës së Joe Biden përfshin një premtim, sipas të cilit, do të “reduktohet ndikimi korruptiv i parasë në politikë”. Në websajtin e kandidatit demokrat për presidencën e SHBA thuhet shprehimisht se “do të mund të përmirësonim menjëherë politikën tonë nëse do të përftonim shuma parash nga sistemi e nëse do të dispononim fonde publike për zgjedhjet tona… demokracia funksonon më mirë kur një llogari bankare e madhe apo një listë e gjatë donatorësh nuk do të ishin parakushte…”

 

Retorika hipokrite e kandidatëve të mbështetur nga Soros ka ndeshur në kritikat e ashpra të republikanëve. “ndërsa në të gjithë vendin demokratët flasin si të ishin të shenjtë, kundër ndikimit të parave të errëta në politikë, donatorët më të mëdhenj të partisë së tyre po financojnë një rrjet të gjerë organizatash liberale për t’i mbështetur në zgjedhjet”, i deklaroi një agjent i GOP  gazetës  Washington Free Beacon.

 

“Shpenzimet e paprecedentë të Xhorxh Soros nxjerrin në pah akoma më shumë faktin se sa shumë varen demokratët nga kontributet e miliarderëve, pavarësisht retorikës së tyre hipokrite”.

 

Përveç organizatave sorosiane, edhe Biden Victory Fund, fondi i posaçëm i kandidatit Joe Bidenn ka përftuar jo pak, por plot 83 milionë USD nga donatorët më të pasur të Partisë Demokratike. Nuk mund të mungonte Soros në listën e të pasurve që japin kontribute për këtë Fond: 500 mijë USD.  Nuk mungojnë edhe operacionet e donacioneve të fshehtë nga ana e Soros: në të kaluarën bënte donacione drejtpërdrejt në emrin e tij, ndërsa në këtë cikël ka operuar kryesisht nëpërmjet transfertave prej dhjetra milionë dollarësh për gjoja reformat politike. Shoqëritë e ndryshme që veshin dhe ushqejnë rrjetin e tij ndërkombëtar të Open Society Foundation kanë kapitale prej qindra milionë dollarësh, pjesë e të cilave shërbejnë për të mbështetur kandidatët që i shërbejnë qëllimeve të tij, si në fushatat elektorale amerikane, ashtu edhe në shumë vende të tjera.

 

Miliarderi Soros ka filluar qysh prej një viti të investojë në lobbyng; zyra e Open Society Policy Center në Washington DC ka shpenzuar afro 48 milionë USD vitin e kaluar, për këtë lloj aktiviteti politik. Ky shpenzim lobingu është qartësisht më i lartë se ai i Amazon, Facebook, Boeing, Alphabet, etj..

 

Zëdhënës të niveleve të ndryshëm të Fondacionit dhe organizatave të Soros refuzojnë të komentojnë shpenzimet e pazakonta që bosi i tyre prej një viti po bën për të penguar rizgjedhjen e Trump për një mandat tjetër në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ai ka afirmuar se zgjedhjet e Nëntorit në Amerikë duhet të konsiderohen veçanërisht ët rëndësishme ngaqë rezultati i tyre do të vendosë për “fatin e botës”. Soros e ka konsideruar Presidentin aktual Trump një “mashtrues” dhe “autoritar”, i cili, sipas Soros “është kail të sakrifikojë interesin kombëtar për interesat e tij përsonalë”.

Komenti ynë është se, nëse Presidenti Trump është, siç deklaron Soros, një mashtrues, atëherë , së pari, bie apriori besimi në demokracinë dhe në institucionet amerikane dhe, së dyti, paskësaj, ç’epitet do të mund t’i vihej Sorosit?

Më shumë

SHBA vendosin sanksione të tjera kundër Nord Stream 2

SHBA vazhdon të jetë kundër Nord Stream. Gazsjellësi i kontestueshëm pritet të sjellë gaz rus në Gjermani. Kërcënimet për vendosje sanksionesh, nuk do të thonë patjetër se projekti mund të dështojë.     SHBA kanë vendosur sanksione të tjera kundër gazsjellësit të kontestueshëm, Nord Stream 2. Ministria e Jashtme amerikane në Uashington, bëri të ditur […]

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

Talebanët thonë se kanë kapur 600 militantë të Shtetit Islamik

Talebanët thanë të mërkurën se që nga kthimi i tyre në pushtet në muajin gusht, ata kanë ndaluar rreth 600 anëtarë të degës lokale të Shtetit Islamik, të njohur si Shteti Islamik i Provincës Khorasan.   Një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, emri i ri i agjencisë afgane të spiunazhit nën […]

Thirrja nga Bjellorusia kalon përmes Turqisë

Në tetor, më shumë se 5000 emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, mbërritën në Gjermani nëpërmjet Bjellorusisë. Investigimi i ARD Report München tregon: itinerari është i organizuar mirë dhe kalon përmes Turqisë. Qendra e parë e pritjes në Eisenhüttenstadt është e rrethuar me gardhe të larta. Deri pak ditë më parë, çdo emigrant i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara