e diel 25 korrik 2021
e diel 25 korrik 2021

 

 

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të hënën që dialogu dhe bashkëpunimi të jenë motivi kryesor në marrëdhëniet midis Kinës dhe Evropës, duke theksuar se të dy palët duhet të kenë si qëllim dobinë e ndërsjellë dhe përfitimet e përbashkëta.

 

Në një bisedë telefonike me presidentin finlandez Sauli Niinisto, Xi e nxiti gjithashtu Finlandën që të luajë një rol pozitiv në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të lidhjeve Kinë-Evropë.

 

Niinisto tha se Finlanda është e gatshme të luajë një rol pozitiv në lehtësimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Evropës dhe Kinës.

 

Ndërsa peizazhi ndërkombëtar pëson ndryshime të shpejta, vazhdojnë të shfaqen kërcënime e sfida globale dhe palët e ndryshme duhet t’i trajtojnë ato me frymën e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, tha Xi, duke paralajmëruar kundër konfrontimit dhe mendësisë së “lojës ku fituesi i merr të gjitha”.

 

Xi theksoi se Kina është e gatshme të bëjë përpjekje të përbashkëta me Finlandën për të ruajtur multilateralizmin dhe për të përballuar sfidat globale, si siguria e shëndetit publik dhe ndryshimi i klimës, nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Duke vënë në dukje se vitin e kaluar ishte 70-vjetori i lidhjeve diplomatike kino-finlandeze, Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me Finlandën për të zgjeruar tregtinë dypalëshe dhe mirëpret kompanitë finlandeze të vazhdojnë të ndajnë përfitimet e sjella nga zhvillimi i saj. Kina shpreson që Finlanda do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin dypalësh në tregti dhe fusha të tjera.

 

Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Finlandën në kërkimin shkencor dhe arsimin, si dhe lidhur me zhvillimin e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni, vijoi më tej kreu i shtetit i Kinës, duke bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta për t’u përballur me ndryshimin e klimës.

 

Xi gjithashtu u dërgoi urimet më të mira sportistëve finlandezë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit vitin e ardhshëm.

 

Sauli Niinisto, nga ana e tij, theksoi se Kina është partnerja më e rëndësishme tregtare e Finlandës në Azi dhe se ka një potencial i madh për bashkëpunimin dypalësh lidhur me teknologjinë e lartë dhe ekonominë qarkulluese.

 

Finlanda beson se njerëzimi duhet të merret me ndryshimin e klimës, COVID-19 dhe sfida të tjera globale së bashku nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit, vuri në dukje ai, duke shtuar se Kina luan një rol vendimtar dhe të domosdoshëm në këtë proces. CRI

 

 

Më shumë

Bush: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë […]

Tërheqja amerikane nga Afganistani, vendet e rajonit rrisin angazhimin diplomatik

Ndërsa tërheqja ushtarake Amerikane nga Afganistani është afër përfundimit, vendet e rajonit po shtojnë përpjekjet diplomatike që synojnë të ushtrojnë trysni mbi fraksionet afgane për të rifilluar bisedimet e bllokuara të paqes, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, dhe për të parandaluar rrëshqitjen e vendin në një luftë të plotë civile.   Frika […]

Monstra e Kaspikut – Avioni sovjetik që duhej të kërcënonte perëndimin

Ekranoplani ka qenë gjatë Luftës së Ftohtë kërcënimi luftarak më serioz i sovjetikëve. Sot atraksion turistik.      

Talibanët marrin nën kontroll vendkalimin kryesor kufitar me Iranin

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se talibanët kanë marrë nën kontroll një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit.   Disa pamje të publikuara kanë treguar sesi forcat e talibanëve e heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.   Vendkalimi kufitar – Islam Qala – është një nga pikat doganore më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara