e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Në oborrin e Kryeministrisë në qendër të Tiranës gjenden trupat e rreth 50 personave të vdekur 80 vjet më parë. Pohimi vjen nga studiuesi Marenglen Kasmi i cili në një intervistë me gazetarin Roland Qafoku, bëri publik faktin që oborri i godinës së kryeministrisë është një varr me ushtarë gjermanë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Sipas tij, godina e kryeministrisë që në fakt u ndërtua gjatë pushtimit italian, u përdor si spital gjatë pushtimit gjerman. Kasmi zbulon se ushtarët që vdisnin në spital varroseshin pikërisht në atë oborr.

 

Janë bërë kërkime dhe sipas Kasmit duhet të bëhet zhvarrimi i trupave.

 

-Ka varrezë tjetër me ushtarë gjermanë?

 

Në Tiranë kanë qenë dy varreza të mëdha ushtarësh gjermanë. Më e madhja ka qenë të “Varri i Bamit”, varrezat civile, por që është zhdukur. Një varrezë tjetër po ashtu, unë e besoj edhe sot e kësaj dite që në oborrin e pasëm të kryeministrisë, tek ajo lëndina, ka ushtarë gjermanë të varrosur. Sepse ka qenë spitali ushtarak. Pjesa e lëndinës që është mbrapa, aty duhet të ketë ushtarë gjermanë të varrosur.

 

-Sa mund të jetë numri?

 

-Godina e Kryeministrisë në atë kohë ka qenë Spitali Ushtarak dhe ata që vdisnin, varroseshin atje…

 

-A duhet të zhvarrosen ata?

 

-Patjetër që po.

 

-Sa mund të jenë përafërsisht?

 

-Disa dhjetëra. Rreth 50…”

 

 

Më shumë

​Dita kur Britania dhe Shqipëria u pajtuan për incidentin e Korfuzit

Britania dhe Shqipëria më 29 tetor të vitit 1996, bien dakord që Tirana t’i paguajë Londrës 2 milionë dollarë dëmshpërblim për incidentin në Kanalin e Korfuzi, dhe Britania t’i japë Shqipërisë 18 milionë dollarë nga vlera e arit të bllokuar.   Incidenti i kanalit të Korfuzit i referohet tri ngjarjeve të ndryshme që kanë […]

100 vite nga mbledhja e Kuvendit të parë shqiptar

Sot u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, por ne kthehemi 100 vite pas dhe kujtojmë çeljen e punimeve të Kuvendit të parë shqiptar.   Procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e […]

Kapitullimi i Italisë fashiste – si u hapën dyert e shtëpive shqiptare për të mbrojtur trupat italiane nga nazistët gjermanë

Në foto: Pamje nga filmi “Tomka dhe shokët e tij” ku tregohet se si mbroheshin ushtarët italianë në familjet shqiptare     Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin para trupave aleate, edhe pse kushtet e marrëveshjes ishin vendosur që më datë 3 shtator. Kapitullimi ndodhi për të ndaluar veprimet e aleatëve në Itali […]

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara