Shkencëtarët kanë identifikuar gjashtë lloje të dallueshme të COVID-19, me simptoma specifike.
Studimi mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë më të rrezikuar.
Format e ndryshme të sëmundjes sikurse ashpërsia e saj që ndryshon në mesin e të infektuarve.
Studimi, i udhëhequr nga studiues të “King’s College London”, pritet të japë një ndihmë të madhe mbi vendimet e trajtimit, gjatë një valë të dytë të mundshme të koronavirusit dhe mund të “shpëtojë jetë”.
Megjithëse, kolla e vazhdueshme, ethe dhe humbje e aromës zakonisht konsiderohen si tre simptomat kryesore të sëmundjes, por të dhënat e mbledhura nga rreth 1.600 pacientë të prekur nga COVID në MB dhe SHBA, tregon se njerëzit mund të provojnë një gamë të gjerë simptomash të ndryshme”.
Shkencëtarët prezantuan gjashtë grupe të dallueshme-ose “lloje” të COVID-19 si më poshtë:
Tre nivelet e para të lehta kanë këto simptoma:
Të ngjashme me gripin: pa dhimbje koke, humbje të shijes, dhimbje të muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe.
Të ngjashme me gripin: me dhembje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, ashpërsi, ethe, humbje oreksi.
Dhimbje gastrointestinale-dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.
Tre nivelet me simptoma më të rënda:
Niveli i parë i ashpër: lodhja-dhimbje koke, humbja e aromës, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje.
Niveli i dytë i rëndë: konfuzion-dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, dhimbje muskulore.
Niveli i tretë i rëndë: dhimbje barku dhe vështirësi frymëmarrje, dhimbje koke, humbja e aromës, humbja e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]