Është zbuluar 127 vite pas vdekjes varri i Gjerasim Qiriazit, një prej emrave të njohur të Rilindjes Shqiptare, i cili veprimtarinë e tij intelektuale e vuri më së shumti në shërbim të interesave patriotike dhe zhvillimit të kulturës dhe arsimimit në gjuhën shqipe.
I njohur si themeluesi i shkollës së parë të vashave në Korçë, eshtrat e Gjerasimit, vëllait të motrave të shquara Qiriazi, preheshin të lëna në harresë në një varezë protestante në Strumicë, në qytetin jugor të Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të edicionit të dytë të manifestimit kulturoro–shkencor “Ditët e Alfabetit”, me rastin e 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe me organizimin e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore në Maqedoninë e Veriut u bënë homazhe në nder të figurës dhe veprimtarisë së tij, ndërsa u vlerësua kontributi që ai dha për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe në arsimimin e qindra fëmijëve në vitet e vështira të pushtetimit otoman.
Ai ishte një bashkëpunëtor i emrave të tjerë të Rilindjes Shqiptare si Abdyl, Naim, e Sami Frashërit, Mihal Gramenos e Kristo Dakos.
Ai shkroi shumë vjersha dhe këngë, si dhe bëri gati librin “Kristomaci” i cili u botua pas vdekjes. Gjerasim Qiriazi njihet gjithashtu edhe si predikues dhe themelues i Kishës Protestante në Shqipëri.
Fan Stilian Nolit (6 janar 1882 – 13 mars 1965)
Figurat e shquara shqiptare që humbën jetën përgjatë 2020-tës
121 vjetori i lindjes së poetit Lasgush Poradeci
Pjetër Budi (1566-1622) – Shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare, klerik i lartë katolik, veprimtar i lëvizjes çlirimtare kundërosmane
Faik Konica (15 Mars 1875-15 Dhjetor 1942), një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare
Naum (Bredhi) Veqilharxhi (1797-1846) – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
Historiani, profesori, akademiku Kristo Frashëri lindi në Stamboll më 4 dhjetor 1920. Në vitin 1927 u riatdhesua familjarisht dhe u vendos në Tiranë. Pasi kreu shkollën e mesme më 1940 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Gjatë vitit 1942 ai u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe […]
Më 07 Tetor 1942 Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini u gjendën të rrethuar nga fashistët në një bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (shtëpia e atdhetares Ije Farka), në lagjen Kodra e Kuqe të Tiranës. Në operacion merrnin pjesë shumë forca fashiste të shoqëruar me tanke e autoblinda. Pas disa orë luftimesh ranë […]
Sulejman Pashë Delvina, lindi më 5 tetor 1871 në Delvinë dhe vdiq në Vlorë më 1 gusht 1933. Ishte atdhetar dhe politikan i shquar shqiptar, kryeministër për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit më 1924. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ndërsa atë të mesëm ne […]
Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind në Korçë, muzikanti e atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo. Mërgoi që herët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku krahas punës së përditshme, ndoqi dhe studimet e larta për muzikë. Ai ishte shqiptari i parë, që ngriti një firmë për ndërtimin e pllakave të […]