e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Policia spanjolle zbuloi dhe sekuestroi plantacionin më të madh të marjuanës në Europë. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 12 hektarësh ku kultivoheshin të paktën 135 mijë rrënjë, në qytezës Huerta de Valdekara’banos, 70 kilometra në jug të kryeqytetit Madrid.

 

Policia arrestoi 3 persona gjatë një operacioni anti-drogë në këtë zonë, ndërsa 6 të tjerë janë vënë nën hetim. Plantacioni u zbulua pas sekuestrimit disa ditë më parë të 112 kilogramëve marjuanë të futura në shishe të mëdha plastike, gati për t’u trafikuar përmes një aeroporteve të Madridit.

 

Policia tha se bimët ishin modifikuar gjenetikisht për të mos u dukur si kanabis, por ato u zbuluan falë edhe analizave laboratorike.

 

Në afërsi të fermës ndodheshin edhe dy magazina që kishin një sistem të sofistikuar mbikëqyrjeje, ku magazinohej droga. Sipas autoriteteve, personat që merreshin me kultivimin e bimëve narkotike janë kryesisht shtetas të huaj.

 

Më shumë

Si mund të mbrojë BE kufijtë e jashtëm?

Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.   Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë ashpërsohet. Pas disa kalimeve kufitare, Polonia detyroi të kthehen qindra migrantë në Bjellorusi. Sipas të dhënave nga Polonia është shtuar numri […]

Gratë në ndërtim – Mungesë punëtorësh të kualifikuar në Gjermani

Industria e ndërtimit ka një problem të madh me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore – kjo edhe për faktin se punëson shumë pak gra. Çfarë duhet bërë për të ndryshuar gjendjen?   “Püppi në punë” është një influencere e njohur në punën e saj të dytë. Gruaja e re me flokë të kuqe […]

Energjia së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve..se […]

Kanabisi në Gjermani para legalizimit?

Një ndër temat e bisedimeve të koalicionit për qeverinë e ardhshme në Gjermani pritet të jetë edhe legalizimi i kanabisit. Ka mbështetje, por edhe paralajmërim për një hap të tillë.     Kanadaja e legalizoi kanabisin para tre vjetësh. A do ta ndjekë atë Gjermania këtë model të kultivimit të kontrolluar dhe blerjes […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara