e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

Zëdhënësi i Presidentit rus, Vladimir Putin është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv në analizat për koronavirus, sipas agjencive ruse të lajmeve.

“Jam i sëmurë, po kurohem,” shkruan agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zëdhënësin Dmitri Peskov të martën.

52-vjeçari Peskov tha se kishte qenë fizikisht pranë presidentit më shumë se një muaj më parë, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Gazetarët që mbulojnë Kremlinin thanë përmes komenteve në Twitter se për herë të fundit zoti Peskov është parë në publik më 30 prill gjatë një mbledhjeje me Presidentin Putin. Postimi në Twitter nuk sqaronte nëse të dy ata ishin në të njëjtën dhomë.

Presidenti Putin prej disa javësh ka zhvilluar mbledhje përmes lidhjes me internet, ndërkohë që po vazhdon punën nga rezidenca e tij në periferi të Moskës.

Dmitri Peskov është zyrtrari i katërt rus i profilit të lartë që rezulton pozitiv me koronavirus. Përveç tij, me koronavirus kanë rezultuar Kryeministri Mikhail Mishustin, Ministrja e Kulturës, Olga Lyubimova dhe Ministri i Ndërtimit Vladimir Yakushev.

Rusia renditet e dyta pas SHBA nga numri i rasteve me koronavirus. Megjithë rritjen e shifrave ditët e fundit, të martën Rusia rihapi fabrikat dhe kantieret e ndërtimit. VOA

13 maj 2020

Më shumë

Mianmari do të lirojë mbi 5,000 të burgosur

Mianmari, shtet i njohur edhe si Burma, ka thënë se do të lirojë më shumë se 5,000 persona, të cilët janë burgosur gjatë protestave kundër puçit të muajit shkurt.   Mijëra persona janë ndaluar gjatë protestave të përgjakshme, pasi liderët ushtarakë kanë marrë pushtetin.   Lideri i Mianmarit, Gjenerali, Min Aung Hlaing, ka […]

SHBA hedh poshtë pretendimet e talebanëve për investime kineze në Afganistan

Zyrtarët amerikanë dhe analistë të pavarur reaguan në mënyrë skeptike të premten ndaj një pretendimi të talebanëve se Kina është gati të investojë miliarda dollarë në Afganistan.   Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara shqetësohen më shumë të sigurojnë ndihmë për popullin afgan që po […]

Putin në “Javën e Energjisë Ruse”: Rritja e çmimeve të gazit në Europë ishte rezultat i mungesës së energjisë elektrike

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar “Java e energjetikës ruse”, që zhvillohet tani në Moskë. Ja disa teza kryesore nga fjala e tij:   Sipas rezultateve të vitit të kaluar konsumi global i energjisë primare u ul në 4.7%. Kjo ishte goditja më serioze për këtë degë në […]

Moska fton talebanët në bisedimet për Afganistanin më 19 tetor

Rusia i ka dërguar ftesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Pakistanit dhe talebanëve që të marrin pjesë në bisedimet e Moskës dhe Afganistanit, që do të mbahen më 19 tetor.   Lajmi është konfirmuar nga AFP, e cila citon burime ruse.   Gjatë një interviste për media, ministri i Jashtëm rus, Kabulov është […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara