Më 10 gusht 1865 lindi në Horë të Arbëreshëve poeti, prozatori, dramaturgu, etnografi, publicisti i shquar arbëresh Zef Skiro. Që në moshë të vogël tregoi interes për historinë dhe traditat e paraardhësve.
Studioi në “Seminarin Shqiptar” në Palermo. Më 1887 themeloi në Palermo revistën “Arbëri i Ri”, bashkë me Françesk Petën.
Më 1890 u emërua docent i letërsisë antike në Liceun “Garibaldi” të Palermos, kurse më pas u emërua titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Institutin Mbretëror Oriental të Napolit. Pati veprimtari të gjerë si shkrimtar dhe studiues.
Mes veprave letrare të tij renditen “Mili e Hajdhia”, “Mino” dhe “Te dheu i huaj”, që është dhe kryevepra e tij. Me kontributin e vet, Skiroi ndihmoi jo vetëm në ngritjen e kulturës arbëreshe, por zëri i tij në shtyp dhe letërsi solli frymëzim për Shqipërinë, që ishte në ndërtim e sipër.
Sjellim këtu, nga pasuria e Arkivit Qendror Shtetëror, një fotografi të Zef Skiroit veshur me kostum tradicional arbëresh dhe ngjeshur me armë të stolisura (fotografia është përpunuar me ngjyra nga ne), si dhe këngën XXVII me titull “Këthimi” të poemës “Mili e Hajdhia”, shkruar në shqip dhe përkthyer italisht nga vetë autori.
Naum Veqilharxhi – Ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, mendimtar i shquar, illuminist e veprimtar i shkollës shqipe
Jakup Ferri – Heroi i çështjes kombëtare
40 Firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
Sali Butka – Patriot, kaçak, poet dhe një nga delegatët e Korçës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920
Lorenc Antoni – kompozitori, dirigjenti dhe etnomuzikologu shqiptar, (1901-1991)
Epopeja e Kodrës së Kuqe: Vojo Kushi, Sadik Stavileci dhe Xhoxhi Martini
Lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës më 28 nëntor 1911. Shkollën e mesme e kreu pranë Shkollës Teknike të Tiranes me nota të shkëlqyera. Vitet 30’ do ta gjenin atë në Itali, në Firence, në Institutin Pomoligjik (Hortikulturës) dhe nga vlerësimet e shkëlqyera pranë këtij Instituti rikthehet të punojë në atdhe për të ngritur fidanishtet […]
– Akad. Kristo Frashëri, akademik Shaban Demiraj, prof. Ramadan Sokoli, aktori Sandër Prosi; shkrimtari dhe përkthyesi Vexhi Buharaja Filatelia shqiptare ka nderuar për veprën e tyre akademikët dhe intelektualët shqiptarë me emetimin në pullat e postës. Pullat e postës me portretet dhe emrat e akademik Kristo Frashërit, akademik Shaban Demirajt, studiuesit Ramadan Sokoli, […]
-Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë Akademikët Aleks Buda, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Kadare, Mahir Domi, personalitete të shquara në fushën e shkencës dhe krijimtarisë janë vlerësuar ndër vite nga Filatelia Shqiptare. Emrat dhe portretet e tyre vit […]
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më 1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve. Ishte mësues dhe drejtor […]