e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ka nxjerrë një dekret që përcakton 26 shkurtin, ditë përkujtimore për të shënuar aneksimin e rajonit të Krimesë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2014.

Rusia mori gadishullin e Detit të Zi në mars 2014 pasi dërgoi trupa dhe organizoi një referendum që konsiderohet i paligjshëm nga të paktën 100 vende. Në prill të atij viti, Rusia dha mbështetjen e saj për separatistët e armatosur në Ukrainën lindore, ku më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë nga konflikti që ende vazhdon.

26 shkurti u caktua Dita e Rezistencës ndaj Pushtimit të Krimesë dhe Sevastopolit, sepse në atë ditë në vitin 2014 ukrainasit zhvilluan protestën më të madhe në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol, kundër ndërhyrjes së Rusisë në gadishull pas rrëzimit të Presidentit Viktor Janukoviç, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit Zelenskiy.

Zelenskiy tha gjithashtu se kthimi i Krimesë në Ukrainë nuk ishte vetëm qëllimi i tij si udhëheqësi i vendit, por edhe qëndrimi i tij personal si qytetar ukrainas.

Zelenskiy tha se Ukraina kishte mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare në luftën e saj për të rikthyer Krimenë.

“Ne e dimë se kjo ditë është e sigurtë se do të vijë,” u citua të thoshte Zelenskiy.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se masa e Zelenskiy “nuk korrespondon me situatën reale rreth Krimesë”, duke shtuar se Moska “kategorikisht” nuk pajtohet me formulimin e dekretit të Zelenskiyt.

Një ditë më parë, Presidenti amerikan Donald Trump zgjati për një vit një seri sanksionesh të vendosura më parë ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, në veçanti, aneksimin me forcë të Krimesë dhe destabilizimin e mëtejshëm të vendit.

Urdhri ekzekutiv i Trump u nënshkrua mëë 25 shkurt dhe përfshin një paketë të sanksioneve që janë zgjeruar me kalimin e kohës që nga 6 mars 2014.

Ato u prezantuan për herë të parë nga administrata e ish-presidentit Barack Obama dhe u zgjeruan edhe tre herë më shumë në vitin 2014, si dhe në 2018-ën.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump thotë se veprimet e Rusisë, përfshirë “aneksimin e saj të Krimesë dhe përdorimin e forcës në Ukrainë … minojnë proceset dhe institucionet demokratike në Ukrainë; kërcënojnë paqen, sigurinë, stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial; dhe kontribuojnë në përvetësimin e pasurive”.

Për të “trajtuar këtë emergjencë”, “sanksionet” duhet të vazhdojnë të mbeten në fuqi përtej 6 marsit 2020 “, thuhet në urdhrin ekzekutiv. voa

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara