Kryetari i Lëvizjes Vetvendosja Albin Kurti Vetvendosja ndodhet në Tiranë për të prezantuar 3 kandidatët e degës së partisë së tij në Shqipëri të cilët do të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme të 25 Prillit
“Ne dëshirojmë që Shteti shqiptar të mos ketë korrupsion, të mos ketë krim, të ketë drejtësi, të ketë punësim, të luftojmë varfërinë, të ketë gjithëpërfshirje sociale, që shteti të mos jetë për dikë nënë e dashur e për dikë njerkë e hidhur, e gjithashtu të ketë dhe qytetari aktive dhe shembulli I Vetvendosjes është shumë i mirë për këtë”, tha zoti Kurti, në krah të zotit Bojken Abazi, kandidat i Vetvendosjes në Tiranë. Dy përfaqësuesë të tjerë të Vetvendosjes në Shqipëri do të kandidojnë në Lezhë dhe Gjirokastër.
Në cilësinë e drejtuesit të qeverisë së ardhshme të Kosovës, zoti Kurti tha se do të jetë kryeministri që do të vendosë marrëdhëniet më të mira mes Tiranës dhe Prishtinës, që pas luftës.
Ai theksoi se është e domosdoshme që bashkëpunimi mes dy vendeve “të kalojë nga marrëveshjet e shkruara në zbatimin konkret të tyre, që të ndryshojmë jetën e qytetarëve shqiptarë në të dy anët e kufirit.
Ambasadori Gendler: Izraeli i gatshëm të ndihmojë me vaksina Shqipërinë
Miratohet fleta e votimit, mënyra e duhur për t’a plotësuar
Zgjedhjet – Zv.Ndihmës Sekretari Palmer: Nuk mbajmë anën e askujt, të sigurohen zgjedhje me standarde demokratike
Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë
KQZ cakton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit
31 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shqipëri
Dy partitë e mëdha politike hapën të enjten në mbrëmje fushatat e tyre për zgjedhjet e 25 prillit. Në sheshin “Nënë Tereza” të tejngjeshur me përkrahës opozitarë dhe automjetet e tyre, Partia Demokratike zhvilloi tubimin e vet, duke shkelur rregullat e pandemisë për t’u mbrojtur nga koronavirusi, ku mijëra pjesëmarrës nuk ruanin distancën […]
Grupe militantësh partiakë të qeverisë dhe të opozitës u përplasën fizikisht mes tyre në qytetin e Elbasanit, qendra tradicionale festive e Ditës së Verës. Përkrahës të dy partive kryesore pritën me brohoritje fyese kryetarët socialist dhe demokrat, duke u përplasur edhe fizikisht me njëri tjetrin, pa ndonjë dëmtim shëndetësor midis tyre. Të […]
Presidenti Ilir Meta është përplasur me efektivë të policisë në ambientet e Partisë Fryma e re Demokratike. Kreu i shtetit tha se ishte telefonuar nga drejtuesi i kësaj partie Sali Shehu, ndërkohë që policia kishte shkuar në zyrat e FRD-së me një vendim të Bashkisë së Tiranës. Në shkresën e dërguar 10 […]
Dy partitë më të mëdha dorëzuan pak pas mesnate listat e kandidatëve të tyre për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit. Si socialistët ashtu dhe demokratët kanë bërë ndryshime të forta krahasuar me emrat e 4 viteve më parë, por ato dallojnë nga qasja në rreshtimin e kandidatëve në atë që quhet zona e […]