e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Në foto: Ish-ambasadorja   Nikki Haley në takim me Presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale , më 9 Tetor 2018. (AP / Evan Vucci)

 

“Fitorja eventuale e Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme do të anullonte gjithçka që Trump ka bërë më së miri për Izraelin”.

 

 

Ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley paralajmëron se një fitore e mundshme e Biden në zgjedhjet e ardhshme amerikane (më 3 Nëntor) mund  t’i detyrojë SHBA-të të kthehet mbrapsh në politikën e tyre kursit bërthamor të  Iranit dhe mund t’i humbë mundësinë realizimit të Marrëveshjes për Paqe midis palestinezëve dhe izraelianëve që administrata Trump ka hartuar me kujdes gjatë katër viteve të punës së saj (Marrëveshje që Autoriteti Palestinez deri më tani e ka përçmuar dhe refuzuar zyrtarisht – shënimi ynë).

 

Zonja Nikki Haley, në një forum online të organizur nga  Republican Jewish Coalition (RJC) deklaroi se menjëherë sapo Presidenti Trump mori pushtetin në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet më parë, dëshiroi që të gjithë ta kishin të qartë se “Israeli është miky ynë” . Por, thekson ajo, “një fitore eventuale e Biden do të anullojë gjithçka Trump ka bërë mirë për Izraelin”.

 

“Kur Presidenti Trump e pa qartë se do të nisnim të bashkëpunonim me Izraelin, në një mënyrë që e demonstruam jo vetëm në Kombet e Bashkuara, por në cilëndo organizatë shumëpalëshe,  na dha forcë  për t’ia bërë kujtdo të qartë se “nëse prek Izraelin, ke prekur SHBA-të” dhe kjo ishte shumë e rëndësishme” – shprehet ish ambasadorja amerikane dhe vazhdon: “Shikoni diferencën midis Joe Biden dhe Presidentit Trump: Kush është njeriu që spostoi selinë e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem? Kush është njeriu që e tërhoqi marrëveshjen e bërë më parë me Iranin? Kush është njeriu që më lejoi të përmend  organizatën terroriste Hamas për herë të parë në Kombet e Bashkuara?!”.

 

Para se të thirrej për t’i ngarkuar pozicionin e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, indo-amerikania Nikki Haley ishte governatore e Karolinës së Jugut, motiv për të cilin ajo e njeh aq mirë situatën elektorale në terrenin e brendshëm amerikan  saç edhe njeh politikën e jashtëme të SHBA gjatë këtij mandati të Presidentit Trump. Ajo paralajmëroi Konferencën hebraike se Biden po i afrohet shumë pozicioneve radikale në Partinë Demokratike dhe se po ndjek të njejtën linjë si të deputetes me origjinë arabe Ilhan Omar dhe të senatorit Bernie Sanders.

 

“Duke parë të gjitha arritjet në drejtim të Izraelit, në drejtim të Lindjes së Mesme … e urrej mendimin se nëse Biden vjen në pushtet, e gjithë kjo do të zhbëhet….. Mendoj se kemi punuar shumë fort për të arritur atë çka kemi arritur e mendoj gjithashtu se duhet të luftojmë fort për ta mbajtur dhe për të vazhduar ecjen tonë në drejtimin e duhur” – përfundon Nikki Haley.

 

 

20 Qershor 2020

Më shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina befasojnë me një deklaratë të përbashkët për klimën

Shtetet e Bashkuara dhe Kina befasuan takimin botëror për klimën COP26, që po mbahet në Glasgou, me një deklaratë të përbashkët, në të cilën zotohen se do të ndërmarrin veprime për të kufizuar ngrohjen globale gjatë dekadës së ardhshme.   Deklarata u bë ndërsa delegatët hynë në orët e fundit të negociatave për […]

Britania paralajmëron qytetarët se mund të ekstradohen në Hong Kong

Ligji i sigurisë kombëtare, të cilin Kina vendosi kohët e fundit në Hong Kong po shkakton shqetësime. Britania ka paralajmëruar disa nga qytetarët e saj se ata mund të përballen me arrestim dhe ekstradim në ish-koloninë britanike nëse udhëtojnë në vende të treta që kanë marrëveshje ekstradimi me Kinën.   Në qershor të […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara