Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar.
Delegacioni i OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe më pas vijimin e takimeve me aktorë të tjerë të politikës, raporton Euronews Albania.
Po ashtu, thuhet se takimet delegacioni në fjalë do t’i vijojë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Këshillin Politik si dhe me Kolegjin Elektoral të Gjykatës së Lartë.
Kjo vizitë e OSBE-ODIHR bëhet në kuadër të vlerësimit të masave për zgjedhjet. Partitë politike ndërkohë kanë nisur përgatitjet për të shkuar në zgjedhjet e prillit, ndërsa qytetarët shqiptarë me votë do të zgjedhin atë alternativë tek e cila besojnë më tepër.
Në çdo palë zgjedhjesh, të cilat janë zhvilluar në Shqipëri, ky delegacion me raportin e përpiluar ka nxjerrë parregullsi dhe për to ka rekomanduar zgjidhjet përkatëse.
VOA: Dekriminalizimi në Shqipëri – Rritet presioni i ndërkombëtarëve përballë heshtjes së partive politike
Ambasadorja Yuri Kim këmbëngul: Lista kandidatësh të pastër
Basha reagon pas takimit me ambasadoren Yuri Kim: Të forcohet aleanca Shqipëri-SHBA
Zgjedhjet e 25 Prillit – KQZ ndan 140 milionë Lekë për partitë politike
Shumë vdekje, pak lindje, partitë shpallin programet për të ndalur shpopullimin
Zgjedhjet e 25 Prillit – Publikohet ekstrakti i 5-të i listave, ja si mund të verifikoni emrin
Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK). organizoi tryezë me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”. Në konferencë morën pjesë znj. Yuri KIM, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Duncan NORMAN, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të intitucioneve, të partive politike dhe shoqërisë […]
Kongresmeni Eliot Engel, i cili pas 32 vitesh do të lërë Kongresin Amerikan, ka marrë mesazhe mirënjohjeje për mbështetjen gjatë 3 dekadave të Shqipërisë dhe pavarësinë e Kosovës nga kreu i shtetit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike Luzim Basha. Mesazhi i Presidentit Meta Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, […]
Zv. ministri i Jashtëm që mbajti prej afro 2 vitesh drejtimin e këtij dikasteri si Ministër në Detyrë, Gent Cakaj, ka dhënë dorëheqjen këtë mëngjes. Duke deklaruar se nuk ka ambicie të bëhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 30 vjeçari Gent Cakaj njoftoi dorëheqjen nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë të […]
Komisioni i Venecias e ka zyrtarizuar pa ndryshime nga drafti paraprak opinionin final që presidenti Meta kërkoi për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe kodin zgjedhor të 5 tetorit. Venecia kritikon hartimin e shpejtë e pa konsultim të gjerë të këtyre ndryshimeve, por asgjë nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve të 25 prillit. […]