Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Smartmatic International Holding B.V” për identifikimin elektronik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit.
Javën së ardhshme në KQZ do të bëhet testimi i pajisjes që përdor “Smartmatic” për identifikimin biometrik.
Pas kryerjes së testit do të bëhet porosia për të gjitha pajisjet, që nevojiten dhe më pas i hapet rrugë procesit të punës në terren.
Kostoja e këtij procesi do të jetë rreth 15 milionë euro, por kësaj shume do i shtohen edhe 3 milionë eurot që do të duhen për vendosjen e kamerave në çdo qendër votimi, të cilat bashkë me kostot e tjera të nevojshme për procesin zgjedhor, do e bëjnë atë më të kushtueshmin.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka theksuar se kjo shumë mund të rritet edhe më tepër nëse do bëhet implementimi i pilotimit të votimit elektronik, për të cilin në rast dakordësie mes partive, kostoja mund të shkojë deri në 7 milionë euro.
Kërkimi për personat e zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri ka ngecur
Imigrantët e paligjshëm, hyrje masive në Shqipëri, rreziku nga terroristët e luftëtarët e huaj
Biznesi: Duam të vaksinohemi
Pas 24 vitesh, rregullore e re për burgjet
10 mijë kontrolle dhe 25 dronë nuk zbulojnë asnjë rast të kultivimit të kanabisit
Gjuha turke në shkollat shqiptare
Ceremonia e firmosjes së kontratave me OJF-të e shpallura fituese të projekteve, që financohen nga para të konfiskuara nga krimi, me vendim të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar Ministria e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar. Në nisje të mbledhjes u firmosën kontratat mes […]
Lejet e ndërtimeve kanë pësuar një rritje të sipërfaqes me 2.3 herë në tre muajt e fundit të 2020 ndërsa na ndajnë edhe pak javë nga zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se gjatë periudhës tetor-nëntor-dhjetor janë miratuar gjithsej 306 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 202 leje të miratuara […]
Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: “Enciklopedia shqiptare”, “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”. Në kuadër të projektit madhor të hartimit të këtyre tri veprave, që përbën një nga drejtimet kryesore të punës së Akademisë së Shkencave për vitin 2021, e […]
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Fakulteti Histori-Filologji zhvilluan një konferencë të përbashkët shkencore me temën “Presionet e gjuhës” në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në këtë konferencë, gjuhëtarët dolën me propozimin e përbashkët për një ligj për gjuhën shqipe. “Është dita për t’i bërë thirrje shtetit që të kujdeset […]