e diel 28 shkurt 2021
e diel 28 shkurt 2021

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot vendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike. Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se ka ndarë 140 milionë Lekë, për 6 parti politike.

 

Ndarja e fondeve:

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme, Partia Socialiste ka marrë më shumë mandate dhe rrjedhimisht më shumë para. Sipas KQZ, PS do të marrë në total 63,417,047 Lekë.

 

Më pas vjen PD me 39,911,877 Lekë, pasi ka arritur që të marrë 28.85 të votave. Më vendin e tretë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për vitin 2021 do të përfitojë 20,012,797 Lekë.

 

Po ashtu para nga buxheti i shtetit do të marrin dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, 7,447,477 Lekë, Lista e Barabartë 4,841,667 Lekë dhe Partia Social Demokrate 5.369,137 Lekë.

 

 

Më shumë

Basha reagon pas takimit me ambasadoren Yuri Kim: Të forcohet aleanca Shqipëri-SHBA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.   “Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë […]

Zgjedhjet e 25 prillit – delegacioni i ODIHR vizitë pesëditore në Shqipëri

Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar.   Delegacioni i OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe […]

Identifikimi biometrik, KQZ kualifikon kompaninë amerikane

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot se ka pranuar ofertën e kompanisë amerikane “Smartmatic International Holding B.V”, për procesin e identifikimit biometik të votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit. Kompania amerikane ishte e vetmja që u paraqit në garën e hapur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është ofruar ta relizojë projektin për […]

Ikjet nga LSI – Zv.kryetari Luan Rama: Nuk jemi të shqetësuar, duhet të dalim të vetëm në zgjedhje

Vendimi për t’ju bashkuar Partisë Socialiste i ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, figura qendrore e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, nuk është goditja e parë që merr partia me karakter familjar e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhi.   Në nëntor të vitit 2019, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, një person me peshë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara