Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

 

 

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.

 

Përballë kryetarit aktual Visar Ganiu, i cili rikandidon nën siglën BDI, është shqiptari tjetër përfaqësues i Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, Bekim Saliu. Visar Ganiu, pretendon të qëndrojë në zyrën e kryetarit me premtimet kryesore në infrastrukturë.

 

“Parlamenti dhe Qeveria kanë sjellë një ligj të ri që quhet ligji për investime strategjike dhe ne kemi konkurruar si komuna e parë pilot që do të zbatojë ligjin. Kemi konkurruar me 12 garazha në kate dhe kemi gjetur një kompani që i ka bërë të gjitha studimet e fizibilitetit dhe biznesit. Pas marrjes së mandatit, në 2-vjeçarin e parë të mandatit mendojmë që ta realizojmë këtë projekt. Gjithashtu kemi zgjerime të disa bulevardeve”, tha z. Ganiu.

 

 

Por një tjetër kandidat po sfidon seriozisht atë dhe po kërkon besimin e qytetarëve të Çairit. Është Bekim Sali, stomatologu që përfaqëson koalicionin opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

 

Kandidati Sali del me ofertë për ndryshime rrënjësore në Çair. Ndërtimin e Çairit të Ri përmes “Master Planit” që e ofron.

 

“Master plani është zgjidhja më e mirë dhe më e sigurt për Çairin. Kjo nuk nënkupton vetëm  zgjidhjet urbanistike por edhe jetën sociale, jetën për të moshuarit, për të rinjtë, numrin e shkollave, numrin e çerdheve për arsye të disbalancit të madh dhe padrejtësisë për banorët e Çairit. Deri më tani është ndërtuar vetëm pjesa e banimit e jo edhe pjesa tjetër përbërëse urbanistike”, shprehet z. Sali.

 

Por pavarësisht premtimeve, Çairi ka problem serioz mungesën e infrastrukturës së kanalizimit. Në këtë periudhë të shirave të vazhdueshme, rrugët e Çairit është mëse normale t’i shihni në këtë gjendje. Gropa të mëdha të mbushura me ujë dhe baltë, ku nuk kanë munguar edhe shtëpitë që herë pas here janë përmbytur nga shirat.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara