e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

Lideri I LSDM-së Zoran Zaev pas përfundimit të procesit të votimeve deklaroi se kanë fituar kundrejt VMRO-DPMNE-së me së paku tre deputetë.

‘Vullneti i qytetarëve është konfirmuar! Ne fitojme! Qytetarët dolën dhe votuan për një të Ardhme SIGURORE, për Komunitetin dhe Solidaritetin, për PATRIOTIZMIN EKONOMIK. Rruga përpara është konfirmuar. Ne i thamë një JO të qartë rrezikut!’,tha Zaev.

Nga VMRO-DPMNE-ja u shprehën se janë në garë për të formuar Qeverinë.

‘Opozita në këto zgjedhje tregoi se ka më shumë vota sesa partitë në pushtet. VMRO-DPMNE po hyn në garë për të formuar shumicën për një qeveri të re sepse ajo ekzistuese është e lodhur dhe është koha për ndryshime’,tha Janushev.

Kreu I BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitoren e partisë së tij në bllokun shqiptar.

‘Në këtë gjarje kaq të rëndësishme dua të ju kumtoj ju që shqiponjat u kthyen në folenë e vetë. 04.25- 05.28Me këtë fitore të BDI kanë fituar shqiptarët nuk ka humb askush sepse ne do jemi dalëzotës të vërtëtë ashtu sic kemi qenë 18 vite me rradhe, JEMI FITUES APSOLUT NË GJITHË KAMPIN SHQIPTARË’, tha Ahmeti.

Liderët e koalicionit ASH-Alternativa Ziadin Sela dhe Afrim Gashi thanë se kanë fituar nëpër shumë Komuna Shqiptare.

‘Deri tani rezultatet që ne I kemi mbledhë si shtab flasin që në pjesën më të madhe të komunave në zonën 6 koaliconi është duke fituar.Në Saraj ka ndodhur fenomeni I mbushjes së kutive , ne do ti ankimojmë atje ca rezultate’,tha Sela.

‘Mendoj që ky vullnet I shqiptarëve që po kristalizohet tash , gjatë kohë, dhe pas këtyre zgjedhjeve do të do të shënojnë fitore të mëdha në kampin shqiptar’, tha Gashi

Kreu I PDSH-së Mendih Thaci tha se partia e tij do të vazhdojë me politikën e saj, duke shpresuar sic tha, që shqiptarët kësaj radhe nuk kanë gabuar rëndë.

‘Zakonisht është thënë që populli nuk gabon kurrë por unë po them hapur se shqiptarët e Maqedonisë keni gabu rëndë, ishalla sdel kështu si them unë, por kjo është bindja ime. në këtë moment dua të ja uroj fitoren zoti ametit dhe bdi-sëju dëshiroj sukses në veprimtarinë e tyre, unë dhe pdshja do vazhdojmë më atë politikë që kemi pasë’,tha Thaçi.

Zgjedhjet e dhjeta parlamentare për shkak të kushteve aktuale të pandemisë u zhvilluan tre ditë, kurse u votua me maska dhe mjete tjera preventive, sipas protokollit të autoriteteve shëndetësore.

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Opozita fiton – Zaev jep dorëheqjen

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, opozita ka fituar bindshëm. Zorav Zaev reagoi duke dhënë dorëheqjen si kryeministër e kryetar i partisë, LSDM.   Opozita i fitoi bindshëm zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të votimeve në balotazh të dielën, (31.10) partia VMRO-DPMNE shpalli fitoren në 20 nga 44 komuna sa […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

Kalon ligji për shtetësi në RMV, iniciativë e partive shqiptare

Me 57 vota “Pro” dhe 32 “Kundër”, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjin për shtetësi. Me ndryshimet në këtë ligj synohet të zgjidhet problemi i mijëra qytetarëve, shumë prej tyre shqiptarë, të cilëve u mohohet shtetësia edhe pse janë lindur ose me vite jetojnë në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ligji parashikon që […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara